Gratë ndërmarrëse: të mbijetuarit dhe të mësuarit në situatë pandemie
Periudha gjatë dhe pas pandemisë COVID-19 ka ngjallur shumë diskutime lidhur me sfidat e punësimit dhe ndërmarrësisë, e sidomos për gratë ndërmarrëse të cilat kanë hasur pengesa të mëdha gjatë pandemisë. Të gjeturat nga vende të ndryshme tregojnë se bizneset e udhëhequra nga gratë u përballën me sfida më të mëdha dhe rezultate më të pafavorshme në krahasim me burrat, si rritja e përgjegjësisë për kujdesin ndaj fëmijëve, mbyllja e biznesit, ulja e të ardhurave dhe aksesi i kufizuar në financa.