Filmi i animuar “Shtëpia”
Filmi i animuar “Shtëpia” me regji të Flaka Kokollit tregon për një vajzë që tenton të largohet nga shtëpia – por shtëpia e ndjek kudo që ajo përpiqet të shkojë. Sa më shumë largohet nga shtëpia, aq më shumë shtohet barra e shtëpisë që mban. Në momentin që ajo merr vesh se nuk mund të largohet nga shtëpia, ajo kthehet për t'u përballur me të. Ndërkohë përballja me shtëpinë, e bëri atë të zbulonte shtëpinë në gjoksin e saj. Kështu fillon një përplasje e brendshme mes saj dhe shtëpisë.