Spectra: një ndërmarrësi inovative që punon për të ardhmen e sektorit
Përderisa niveli i lartë i papunësisë dhe efektet e pandemisë Covid-19 kanë shkaktuar krizë të rëndë ekonomike, ndërmarrësia inovative shihet si një incentivë për rritjen e punësimit dhe fuqizimit ekonomik sidomos tek të rinjtë. Në Kosovë, ekzistojnë disa shembuj se si ndërmarrjet inovative kanë arritur të futen në sektorin e biznesit. Një shembull unik i ndërmarrësisë inovative është Spectra në Prizren. Një kompani multidisiplinare që operon në fushat e arkitekturës së qëndrueshme, teknologjisë së informacionit, ekonomisë qarkore dhe edukimit, që është themeluar në kohën e pandemisë nga dy gra të reja Premisa dhe Primesa Arapi.