Pensionistët dhe të rinjtë në Kosovën e Lirë
Shumë prej pensionistëve që jetojnë me vite në Kosovë, në njërën anë gëzohen që Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, nga ana tjetër dëshpërohen sepse nuk iu kushtua rëndësia e duhur, nuk u tregua respekti i pritur dhe kushtet e tyre të jetesës u vështirësuan pas luftës së Kosovës në vitin 1999, por ata mbajnë qëndrim të vendosur duke mos hequr dorë dhe besojnë se do vijnë kohë më të mira. Kah fundi i vitit 2022, përshtypje më la ajo që u parashtrua në një takim ku morën pjesë pensionistë dhe të rinj në Organizatën Komunale për Pensionistët dhe Punëtorët me Aftësi të Kufizuar në Prizren (vazhdimi në artikull: Shoqata e Pensionistëve të Prizrenit).