Foto: Ferdi Limani

Kryetarët e rinj janë zgjedhur në zgjedhjet lokale të përsëritura të dielën, më 23 prill, në katër komuna në veri të Mitrovicës. Bojkoti Listës Serbe ishte efektiv. Derisa serbët që jetojnë në rajon nuk morën pjesë në zgjedhje, Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Partia Demokratike e Kosovës (PDK) zgjodhën nga dy kryetarë komunash. Legjitimiteti i zgjedhjeve, megjithatë, do të mbetet i diskutueshëm. Pasi, qytetarët që jetojnë në atë pjesë i bojkotuan zgjedhjet me një shumicë shumë të madhe. 

Sipas rezultateve jozyrtare të zgjedhjeve të para të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), kandidatët e Vetëvendosjes, Erden Artiq dhe Lulzim Hetemi, fituan në raundin e parë për Kryetarë të Komunës së Mitrovicës së Veriut dhe të Leposaviçit. Në komunën Zubin Potok dhe Zveçan, kandidatët e PDK-së, Izmir Zeqiri dhe Ilir Peci, fituan në garën për Kryetar të Komunës. Megjithatë, shkalla e pjesëmarrjes në të gjitha komunat ka mbetur shumë e ulëta. Sipas të dhënave të KQZ-së, rezultatet e zgjedhjeve të datës 23 prill, 2023 qëndrojnë si më poshtë:

Numri i përgjithshëm i votave të dhëna për katër kryetarët e komunave ishte vetëm 1481. Megjithatë, në zgjedhjet për kryetar komune, të mbajtura në vitin 2021, votuesit e regjistruar në këtë rajon ishin 43750 dhe numri i atyre që votuan ishte 31533. Të dhënat përfundimtare të zgjedhjeve nga KQZ për kryetar komune të datës 17 tetor, 2021 për këto komuna u shpallën si më poshtë:

Dallimi i madh në shkallën e votuesve të regjistruar dhe pjesëmarrjes në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2023 tregon se bojkoti i listës serbe është efektiv. Ndërsa pjesëmarrja në zgjedhjet e vitit 2021 ishte mesatarisht 73.38% për këto katër komuna, pjesëmarrja në zgjedhjet e 2023 ishte pak më shumë se 3%. 

Duke thënë se zgjedhjet e mbajtura në katër komunat, në veri të Mitrovicës kanë qenë të qeta dhe pa incidente, kryeministri Albin Kurti tha se atmosfera ishte e frikshme dhe e shantazhuar. Sipas Kurtit, insistimi kërcënues i Beogradit zyrtar dhe e organizatave kriminale lokale të tij, çoi në bojkotimin e zgjedhjeve. 

Me udhëzimin e Beogradit zyrtar, lista serbe në Kosovë ka vendosur të largohet nga institucionet e Kosovës duke dhënë dorëheqje. Si arsye për këtë është përmendur atmosfera e tensionuar politike pasi autoritetet kosovare kanë kërkuar që automjetet me targa serbe që i referohen qyteteve të Kosovës të regjistrohen në përputhje me legjislacionin në Kosovë. Qeveria e Kosovës deklaroi se nuk i njeh targat serbe të regjistruara në emër të qyteteve të Kosovës dhe u dha serbëve të Kosovës një periudhë kohore që të regjistrojnë automjetet e tyre tek autoritetet e Kosovës. Pas këtij vendimi, më 5 nëntor 2022, përfaqësuesit e listës serbe dhe të burokratëve serbë në Kosovë, të cilët ndoqën thirrjet e tij, dhanë dorëheqje dhe u larguan nga pozitat e tyre në autoritetet e Kosovës. 

✎ Esin Muzbeg

© PRIZMA MEDIUM