Qeset plastike vazhdojnë ta ndotin mjedisin
Përdorimi i madh qeseve të plastikës në Kosovë është një tregues i rëndësishëm që nuk ka vetëdije të lartë për dëmet që shkakton përdorimi i tyre. Në anën tjetër, edhe pse është propozuar që qeset e plastikës në Kosovë të bëhen me pagesë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë. Ndërkaq, të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës kanë vendosur tarifë për përdorimin e qeseve të plastikës. Shumica e këtyre vendeve kanë të kategorizuar çmimet sipas llojeve të qeseve. Shqipëria, për shembull, në prill të vitit 2018, ka nxjerrë një vendim për të ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës biodegraduese, me qëllim për ta ruajtur dhe përmirësuar cilësisë së mjedisit. Në anën tjetër, Bangladeshi është bërë shteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës në vitin 2002, pasi që kanë konstatuar se qeset e plastikës kanë bllokuar sistemin e drenazhit gjatë vërshimeve, duke shkaktuar katastrofa natyrore.