Të dielën e kaluar, më 3 prill 2022, Hungaria mbajti zgjedhjet parlamentare dhe njëkohësisht zhvillojë edhe referendumin për ligjin kundër ekspozimit të përmbajtjes për LGBTQ-në në shkolla.

Që nga zgjedhjet e para të lira dhe të drejtpërdrejta parlamentare të mbajtura në Hungari në vitin 1990, pas rënies së regjimit Sovjetik, zgjedhjet e këtij viti ishin procesi i nëntë zgjedhor parlamentar të mbajtura në periudha katër vjeçare. Këto palë zgjedhje shënuan gjithashtu një përqindje shumë të lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve/eve në zgjedhjeve me rreth 70%, pa i llogaritur votat jashtë vendit.

Fitorja e Viktor Orban-it

Hungaria është republikë kushtetuese parlamentare me një parlament njëdhomësh, i cili është organi suprem legjislativ, i quajtur zyrtarisht Asambleja Kombëtare. Ky institucion zgjedh më pastaj Qeverinë. Para vitit 2014, parlamenti hungareze ka qenë i përbërë nga 386 ulëse nga dy raunde të zgjedhjeve, ndërsa nga viti 2014 parlamenti përbëhet nga 199 ulëse dhe zgjidhen në një raund në një sistemi elektoral të përzier. Prej tyre, 106 ulëse janë të zgjedhur nga sistemi elektoral mazhoritar në njësitë zgjedhore me nga një – deputetë dhe 93 deputetë – me sistemin zgjedhor proporcional mbarëkombëtar. Duke qenë se legjislacioni zgjedhor në Hungari nuk lejon vëzhgimin e procesit zgjedhor nga organizatat lokale, këto zgjedhje u vëzhguan nga disa misione ndërkombëtare si ODHIR, ENEMO etc.

Fideiz (Aleanca Qytetare Hungareze) – KDNP (Partia Demokristiane e Qytetarëve) e udhëhequr nga Viktor Orbán doli sërish fituese e zgjedhjeve (me 53.7 % të votës popullore dhe 135 ulëse në parlament), duke fituar 2/3 e votave që shënoj edhe marrjen e mandatit të katër me radhë që viti 2010 kur për herë të parë kishin marrë mbështetjen për të qeverisur me vendin. Ndërsa kryeministri Viktor Orbán mori mandatin e tij të pestë si kryeministër i Hungarisë, fillimisht në mandatin e fituar në vitin 1992 – 2002, e më pastaj në vitin 2010 dhe të cilin e fitoj edhe tani.

Kundërshtarët kryesor të koalicionit të Orbán-it ishin opozita e bashkuar të udhëhequr nga Péter Márki-Zay, e përbërë nga pesë parti kryesore: Lëvizja për një Hungari më të mirë (Movement for a better Hungary, Jobbik), Partia socialiste Hungareze (Socialist Hungarian Party, MSZP), Dialogu për Hungarinë (Dialogu for Hungary, Párbeszéd), Politika mund të jetë ndryshe (Politics can be different, LMP) the Koalicioni Demokratik (Democratic Dialogue, DK). Rezultati për opozitën që synonte t’ia merrte pushtetin tashmë shumëvjeçar Orban-it, në këto palë zgjedhje ja doli të fitoj rreth 34.4 % të votës popullore dhe vetëm 56 ulëse në parlament.
Partitë opozitare në vazhdimësi kishin deklaruar për diskrepancën e madhe të financimit të fushatës në krahasim më atë të koalicionit që udhëheq Orbán, por në të njëjtën kohë, ky koalicion është konsideruar edhe politikisht jo stabil duke qenë se partitë përbërëse të këtij koalicioni i takojnë rrymave të ndryshme ideologjike.

Viktor Orbán, i njohur edhe si mik i presidentit rusë Vladimir Putin, gjatë fushatës zgjedhore kishte treguar mbështetje ndaj mikut tij në kohën kur Rusia kishte pushtuar Ukrainën dhe po vazhdonte luftimet me forcat ukrainase. Ai mandej kishte përdorur diskursin anti – luftë gjatë fushatës zgjedhore duke ju kundërpërgjigjur opozitës e cila bënte thirrja që Hungaria të rreshtohej krahas BE-së duke vënë sanksione ndaj Rusisë dhe njëkohësisht të mbështeste Ukraninën në luftën e saj për mbrojtje ndaj pushtimit Rusë. Njohës të zhvillimeve politike në Hungari, mendojnë që argumenti i Orbán –it që Hungaria duhet të qëndroj neutral për të evituar ndonjë konflikt të mundshëm që mund të afektojë edhe njëkohësisht të ruaj ekonominë e saj duke mos vendosur sanksione ndaj Rusisë, duket që kishte shtuar mbështetjen ndaj Orbán – it, për shkak të frikës së qytetarëve hungarez për mundësinë e ndonjë konflikti si ndodhi me Ukrainën.

Nëse shihet shpërndarja e votës sipas shtrirje gjeografike, në vendet urbane duke përfshirë Budapestin mbështetje më të madhe ka marrë koalicioni opozitar, ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Orbán mbështetjen më të madhe e ka nga zonat rurale si përkrahësit kryesor të tij.

Referendumi për LGBTQ

Krahas zgjedhjeve parlamentare, po në të njëjtën ditë u mbajt edhe Referendumi mbi çështjen e LGBT-së që ishte edhe një ndër temat kryesore që e dominojnë diskursin publik në Hungari gjatë vitit 2021. Në qershor të vitit 2021, parlamenti hungarez kishte miratuar ligjin e ashtu quajtur “Ligjin kundër LGBTQ” ose Akti Mbrojtës i Fëmijëve, veprimi ky që kishte nxitur reagim të madh si brenda Hungarisë ashtu edhe në BE në përgjithësi. Në frymën e debatit të krijuar pro dhe kundër këtij ligji, kryeminstri hungarez Orbán pak javë më pas kishte shpallur kërkesës për mbajtjen e një referendum të cilin më pastaj parlamenti e kishte aprovuar, duke autorizuar kështu qeverinë që të organizoj referendum në nivel kombëtarë mbi këtë çështje. Referendumi përmbante katër pyetje që ishin problematike edhe në formulim që mundësonin një lloj orientimi të votuesit në përgjigjet e tyre. Referendumi konsistonte në katër pyetje që kërkonin nga qytetarët nëse do të ishin dakord që të ipeshin informacione fëmijëve në shkolla publike lidhur me orientimin seksual pa aprovimin e prindërve; nëse do të mbështetnin promovimin e trajtimeve të ndryshimit të gjinisë për të fëmijët; nëse do të mbështetnin ekspozimin e pakufizuar i të fëmijëve ndaj përmbajtjeve mediatike me përmbajtje seksuale, që do të mund të ndikonin në zhvillimin e tyre; dhe nëse do të mbështetnin shfaqja e përmbajtjeve mediatike për të fëmijët mbi procedurat e ndryshimit të gjinisë. Sipas të dhënave zyrtare nga Zyra Kombëtare e Zgjedhjeve të Hungarisë,- asnjë nga pyetjet nuk ka arritur pragun e kërkuar prej 50% të votuesve të regjistruar që kanë votuar të vlefshme “po” ose “jo” (4,107,652) në mënyrë që referendumi të shpallet i vlefshëm dhe detyrues. Në fakt, një rezultat i tillë vë në pah atë që një referendum për një çështje të tillë është më shumë problem artificial, sesa çështje problematike që i shqetëson qytetarët hungarez.

Në një deklaratë të misionit ndërkombëtar të vëzhgimit nga ODHIR dhe OSCE PA, u tha se “zgjedhjet parlamentare të Hungarisë u ofruan votuesve alternativa të ndryshme dhe ishin mirë të organizuara, por ndonëse konkurrues, procesi u dëmtua nga mbivendosja e përhapur e mesazheve të qeverisë dhe koalicionit qeverisës që mjegulloi kufirin midis shtetit dhe partisë, si dhe nga paragjykimi i medias dhe financimi i paqartë i fushatës.” Ndërsa sa i përket referendumit, vëzhguesit e ODHIR vlerësuan se “kuadri ligjor për referendumin e mbajtur në të njëjtën ditë me zgjedhjet ishte kryesisht i papërshtatshëm për një proces demokratik dhe nuk ofronte mundësi të barabarta për fushatat e referendumit. Votuesve nuk iu ofrua informacion objektiv dhe i balancuar mbi zgjedhjet që ata kishin dhe efektin e tyre detyrues, gjë që bie ndesh me praktikën e mirë ndërkombëtare të vendosur.”

Kryeministri hungarez Orbán, viteve të fundit është akuzuar për mënyrën e tij të qeverisjes si nga opozita ashtu edhe nga BE-ja, me kritikat që fokusohen kryesisht në reformat që ai ka ndërmarrë si kryeministër të cilët po konsiderohen si veprime që kanë minuar demokracinë në Hungari dhe kanë cënuar lirinë e shprehjes duke përdorur mediat për propagandë; kritika këto që kishin marrë hov sidomos gjatë periudhës kritike të pandemisë COVID-19. Pavarësisht këtyre kritikave, zgjedhjet e fundit konfirmuar mbështetjen e qytetarëve hungarez, duke marrë kështu besimin edhe për një mandat katër vjeçar të qeverisjes.

© PRIZMA MEDIUM