Foto: Ferdi Limani

Ferdi, ka një kohë që poston foto nga lumi Drin. Unë i ndjekë me interesim të madh mediat tuaja sociale dhe ueb faqen tuaj të internetit. Ne flasim herë pas here për këtë. Mund të na thoni si e nisët këtë projekt?

Ka kohë që kam pasur dëshirë ta krijoj një projekt afatgjatë. Me një fjalë doja të bëja një projekt atdhedashës. Sepse doja të bëja diçka për njerzëzit e mi, për vendin ku linda, doja të punoja për një temë dhe të bëja një dokumentar që do të ishte i rëndësishëm për popullin tim. Kur u ktheva për herë të parë në Kosovë, doja të bëja një studim për malet e Sharrit. Më pas shikova anën e zbatimit, çfarë është e rëndësishme dhe çfarë madje mund të përpunohet më shpejt. Në analizë pashë që problemi ynë për ujë të pijshëm do të lind në dekadat e ardhshme.

Kur pimë ujë, ne mbështetemi në ekzistencën e burimeve tona; por para se të arrijmë tek rezultati ne nuk i llogarisim malet dhe reshjet e borës. Megjithatë, nisa të hulumtoj Drinin, një projekt që e ndjeva. Isha në një kohë kur më duhej të merrja një vendim për jetën time. Pyetjet e tilla se a duhet të kthehem sërish, a dua të jetoj në të kaluarën po më pushtonin mendjen. Një projekt afatgjatë ishte gjithashtu një arratisje për mua. Një natë nuk munda të flija, mora kompjuterin tim, fillova të shkruaj gjithçka që më shkonte në mendje për Drinin. Më pas fillova të fokusohem seriozisht në këtë punë. Fillova të mendoj se si t’i realizoja fotografitë e mia, me kalimin e kohës struktura e projektit tim u vendos. Si fillim, më duhej t’u kërkoja ndihmë të tjerëve. Shkova në Fondacioni 17 në Prishtinë, ia shpjegova projektin tim dhe u kërkova ndihmë, duke u thënë se nuk dija si duhej kërkuar mbështetje financiare. Aty më ndihmuan dhe komisioni i programit EJA të KCSF-së, vendosi të më mbështes. Nga fundi i vitit të kaluar fillova të hulumtoj duke filluar prej burimit të lumit Radavci. Unë jam duke shkuar në drejtimin që rrjedh lumi. E mbarova një të tretën, mendoj se deri në muajin nëntor mund të arrij deri në Kuks.

Foto: Ferdi Limani

A kishit lidhje me këtë lumë para fotografisë?

Edhe para fotografisë kam pasur një lidhje me lumin Drin, sepse si pothuajse të gjithë të tjerët në qytet, aty mësova notin për herë të para. Para se të lidhej kanalizimi, zgjoheshim në ora 5 të mëngjesit dhe shkonim për peshkim atje. Bashkë me babain tim të ndjerë kemi pasur lidhje shpirtërore me Nashecin. Në periudhën e trazuar të viteve 90-ta, kur gjendja jonë ishte e keqe dhe nuk gjenim karburant, merrnim biçikletat dhe shkonim me babanë në Muradem. Aty Bistrica bashkohej me Drinin. Ne notonim pikërisht aty ku bashkoheshin. Por ndërsa po analizoja, kuptova se ky ishte një lumë i çuditshëm që nuk kalon nëpër asnjë nga qytetet tona. Kishim frikë ose nuk donim të krijonim vendbanime në brigjet e tij. Është lumi ynë më i madh dhe kalon vetëm afër Klinës.

Duhet të ndalemi dhe të mendojmë. Ne duhet të respektojmë lumenjtë dhe burimet tona ujore. Lumenjtë tanë janë gjithçka për ne. Nuk mund t’u drejtohemi rezervave të tjera në të ardhmen kur do të luftojmë etjen. Ne nuk mund ta hamë qymyr. Do të përballemi me problemin e etjes në një të ardhme shumë të afërt.

Ferdi Limani


Një fotograf që vjen nga jashtë zakonisht e shikon me një sy tjetër gjeografinë dhe ju keni kryer vepra të rëndësishme në shumë fusha kritike. Sot ju po dokumentoni lumin që është pranë nesh, por ndoshta ne e shpërfillim, duke u nisur nga burimi i tij. Do të doja të flisja pak për këtë temë.

Kudo që të jem, çfarëdo fshati të kaloj, nëse gjej ndonjë kalim të ngushtë apo rrugë traktori, shoh mbeturina gjithandej. Nuk po mund ta imagjinoj këtë. Nga ana tjetër, kur shoh këto pamje, ndihem si një i huaj që shkon atje për herë të parë. E shoh se jo vetëm nga mungesa e respektit, por ne në fakt nuk e duam këtë lumë. Ne mendojmë se lumenjtë pastrojnë gjithçka. Si të thuash, ndoshta ai pastron plehrat para derës tënde, por ato qëndrojnë në brigjet e një fshati tjetër. Fillova të fotografoj nga burimi dhe mund të them që vetëm 100 metrat e para të Drinit mund të quhen të pastërta. Pas 100 metrave të para, pashë një kolltuk në lumë. Si mund të jemi kaq të papërgjegjshëm ndaj pastërtisë kolektive. Shtëpia dhe kopshti ynë janë të pastërta. Por kur dalim nga shtëpia, shohim se sa të ndotura janë parqet, malet dhe lumenjtë tanë. Shkova në një fushë të zbrazët afër Zlakuçanit. Aty ka qenë një fabrikë për përpunimin e rërës. Një sipërfaqe prej 5 ose 6 hektarësh është e mbushur plotësisht me copa betoni dhe armaturë. Ata që shkatërruan shtëpitë e tyre i lanë të gjitha këto mbetje aty. Nuk e di nëse janë njerëzit që nuk dinë ku t’i hedhin gjërat, apo janë pushteti qendror dhe vendor që nuk gjejnë zgjidhje dhe nuk mund të krijojnë një qendër riciklimi. Kur mendojmë për riciklimin, mendojmë për plastikën, letrën ose aluminin. Por edhe betoni dhe hekuri gjithashtu mund të riciklohen. Ne nuk mendojmë për të ardhmen, për brezat e ardhshëm. Brezat e ardhshëm do të kalojnë kohë shumë të vështira. Prandaj e quaj projektin tim atdhedashës. Qëllimi im është të ndërgjegjësoj njerëzit për problemet e mundshme të fëmijëve dhe nipërve e mbesave tona, të cilat janë të pashmangshme për shkak nesh.

Foto: Ferdi Limani

Është një punë e lodhshme por gjithashtu puna në projekte afatgjata është e këndshme, a keni ndonjë vështirësi që keni hasur në këtë proces?

Unë në fakt kam një dilemë për sigurinë time. Në fillim doja të rrija natën dhe të bëja kamping në ato zona. Vështrimet e atyre që panë një të huaj që ecte me një aparat fotografik në zona të hapura më bëri të heq dorë nga kjo ide. Tani shkoj, fotografoj dhe kthehem. Në vazhdim të projektit do të kaloj nëpër kantieret e nxjerrjes së rërës. Kur të afrohem atje, dua t’ju tregoj edhe ato pjesë. Është një pjesë e rëndësishme e projektit. Pyes veten se si do të dalë rezultatati atje.

Foto:Ferdi Limani

Unë mendoj se ju keni një ueb faqe shumë të përshtatshme dhe të lehtë për t’u përdorur. Nga harta, ne mund të shohim se në cilin rajon është bërë secila fotografi. Natyrisht, ka edhe mbishkrime fotografish. Ju gjithashtu e shpërndani atë në rrjetet sociale. Çfarë do të na presë në fund të projektit, a do të jetë një ekspozitë apo një vepër e librit fotografik?

Ideja e projektit është që të përfundojë me një ekspozitë. Por nuk dua të kënaqem me kaq. Unë dua ta kthej këtë vepër në një libër. Gjithashtu dua të xhiroj një video – dokumentar nëse mund të gjej mbështetje. Ideja fillestare ishte që të bëja njëkohësisht fotosesionin dhe xhirimin e videos. E provova dhe bashkova një kamerë veprimi në krye të kamerës sime. Por procesi është pak i mundimshëm dhe nuk arrij dot rezultatin që dua me këtë metodë. Kjo është arsyeja pse unë zgjodha t’i bëj të dyja veç e veç. Duke e bërë këtë projekt, shoh dhe mësoj gjëra të reja për punën time me video. Unë mendoj se puna ime me video tash do të jetë pak më e lehtë.

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM