Në gjurmë të kinemave të humbura të Mitrovicës
Nora Prekazi është autore e librit “Kinematë e humbura të Mitrovicës”, libër ky që u botua dhe promovua në tetor të këtij viti. Botimit të librit i parapriu publikimi i videos “Në kujtim të kinemave të Mitrovicës” në muajin shtator të po këtij viti. Autorja Prekazi ka një dekadë që punon në Muzeun e Mitrovicës ndërsa së fundmi ka hapur Fondacionin “Dhemetra” dhe është organizatore e festivalit të Letërsisë ZaNa, që promovon dhe boton artin letrar lokal dhe atë regjional. Me Nora Prekazin patëm kënaqësinë që të realizojmë një intervistë për librin e saj të fundit, përshtypjet dhe sfidat në realizimin e këtij hulumtimi dhe planet e saj për projektet e radhës.