Foto: Suer Celina

Orhan Koçbaşli është një ish-punëtor i fabrikës Perlonka. Koçbaşli, i cili punonte në sindikatat e Perlonkës, mori pjesë në organizimet që mbaheshin këtu për punëtorët, përvjetorët, vizitat e fabrikave në vende të tjera të Jugosllavisë, festat e Vitit të Ri dhe organizimet e festave të tjera. Koçbaşli, i cili tha se në rininë e tij ka bërë edhe vizatime murale për qëllime propagandistike, ka marrë detyrë aktive në Kryqin e Kuq të Kosovës. Ai thotë se në vitet 80 e ka filluar reklamimin dhe në vitet 2000 këtë biznes ua ka trashëguar fëmijëve të tij. Pasi doli në pension nga biznesi i reklamave, Koçbaşli filloi si hobi të bënte vizatime mbi porcelan: “Bleva bojë dhe porcelan dhe e fillova si hobi. Synimi im ishte se ishte të kem një angazhim për të kaluar kohën. Doja të largohesha nga turma. Mirëpo, me kalimin e kohës, porositë filluan të vinin. Sigurisht, nuk po flas për porosi shumë të mëdha. Ashtu siç thashë, u bë edhe një burim motivimi për t’u larguar nga turma dhe bisedat politike. Tani që kam gjetur një hapësirë ​​për t’u qetësuar, vij këtu, e ndez muzikën time dhe e kaloj pothuajse gjithë ditën këtu”, tha ai.

Foto: Suer Celina

Pavarësisht se ku e kthejmë kokën, duke ecur kudo sot, ne shohim një shenjë reklamimi. Nuk e di se sa prej tyre mbeten në mendjen tonë, por derisa e gjetëm një reklamues të vjetër, mendoj se nuk do të ishte e mundur pa kërkuar një vlerësim midis shenjave reklamuese të kohës së tij dhe sot.

Duke u shprehur se ka një ndryshim të madh në krahasim me periudhën e tij, Koçbaşli tha: “Tashmë ka hyrë në funksion teknologjia. Reklamimi është reklamim, tabela është tabelë. Unë mendoj se ky dallim nuk është bërë shumë i qartë. Kam punuar në të njëjtën mënyrë siç punoj sot me porcelan. Ngjyrat, detajet, hijet etj. Ekziston një tabelë “Western” që më kujtohet. E di që shpenzoja shumë kohë. Klienti më kërkoi ta bëja tabelën të dukej sikur e kishin shpuar plumbat. Me një punë precize e bëmë të duket sikur plumbat kishin kaluar në tabelë dhe ato zona kishin shpërthyer. Një tjetër e kam punuar për një vend në Reçanë. Është vjedhur pak kohë më vonë. Paramendo se çfarë tabele mund të vjedhësh sot apo çfarë do të bësh me një tabelë të vjedhur. Mendoj se dikur ka qenë shumë më e ngrohtë dhe më e bukur. Tani mund ta kryeni lehtësisht këtë punë me disa makina. Por të gjitha tabelat duken njësoj. Tashmë nuk shoh as tabela, as tekstin në të, as imazhin. Gjithësesi, shumicën prej tyre as nuk mund ta kthesh kokën e t’i shikosh nga shkëlqimi. Tabela duhet të jetë e veçantë, duhet të jetë ftuese. Pas meje, fëmijët e mi blenë makineri, vazhduan në atë fushë. E kuptova që po mendoja të përfshihesha në biznesin e tyre për pak kohë dhe në atë moment vendosa t’ua dorëzoja biznesin. Kam më shumë se 10 vite që merrem me ngjyrosjen e porcelanit, e dua këtë punë. Mendoj se e kam shpëtuar veten psikologjikisht, përveç kësaj, nuk më interesojnë shumë çështjet tjera”, tha ai.

Foto: Suer Celina

Duke u përpjekur të vizatojë periudha të ndryshme të Prizrenit në porcelanet që i punon, Koçbaşli ndonjëherë vizaton qytete të tjera me kërkesë të miqve të tij. Ndonjëherë ai pikturon portrete apo objekte të ndryshme. Ndonjëherë ai punon me motive iraniane, të cilat i cilëson si një markë gjigante në këtë fushë. 

Foto: Suer Celina

Kur është pyetur se pse nuk vizaton peizazhe të bukura nga Stambolli apo një qytet tjetër, Koçbaşli mendon se diçka që i përket Stambollit duhet të merret në Stamboll dhe diçka që i përket një qyteti tjetër duhet të merret në atë qytet. Duke u shprehur se ka nisur një hulumtim para se të fillonte të vizatonte dhe gjeti fotografitë që donte t’i vizatonte, Koçbaşli thekson se kishte marrë leje nga autorët e veprave, burimin e të cilëve mund ta arrinte dhe se herë pas here i ndaheshin fotografi nga mediume të ndryshme ose nga miqtë e tij, dhe se i ka vizatuar. Duke përmendur se punimi në të zezë ka qenë më tërheqëse kohët e fundit për të dhe detajet shfaqen më shumë tek e zeza, Koçbaşli tha: “Përgjithësisht jam një person nervoz, por kur bëhet fjalë për këtë profesion, orët e mia i harxhoj në detaje të vogla. Ndonjëherë kur jam i lodhur, e lë. Kjo në fakt më ndihmon më vonë të shoh detajet që më humbën.  Nuk e kam me nxitim, kam kohë të mjaftueshme për të bërë një punë aq mirë sa dua”. 

Vetëm për shkak se dikush nuk mund të kalojë kufirin, nuk më duket e drejtë të mos mund të marrë pjesë në një takim me miqtë.

Orhan Koçbaşli

Duke thënë se çdo vit organizojnë takime me miq nga të gjitha anët e ish-Jugosllavisë, Koçbaşli tha: “Ne do të takoheshim në Prizren këtë vit. Fatkeqësisht, miqtë e mi që jetojnë në Bosnje dhe Hercegovinë nuk mund të kalojnë kufirin. Vetëm për shkak se dikush nuk mund të kalojë kufirin, nuk më duket e drejtë të mos mund të marrë pjesë në një takim miqsh. Prandaj organizimin tonë këtë vit do ta organizojmë në Velipojë.”

Orhan Koçbaşli, i cili çdo vit organizon takime me miqtë e tij në rajone të ndryshme, përgatit piktura porcelani, çanta pëlhure dhe distinktivë për t’ua dhuruar miqve të tij, deri sa të vijë ajo ditë. /Foto: Suer Celina

Kur futesh në punishten e zotit Orhan, fillimisht të përshëndesin këngët që luajnë në radio. Pastaj të përshëndesin porcelanët dhe antiket që ai i ka punuar. Gjithashtu, shoh gota në të cilat ai ka gdhendur portretet e tre revolucionarëve Ataturk-ut, Tito-s dhe të Che-së. Pikërisht përtej dhomës, ai ka përgatitur një cep ku shihen medaljet e tij. Këtu janë medaljet e atyre që luftuan kundër nazistëve, një monedhë seriale speciale që iu dhurua në sindikatat e fabrikës dhe një medalje nga Kryqi i Kuq. Kur pashë medaljen që mori nga Kryqi i Kuq, Koçbaşli tha se kanë punuar për ta çuar ujin nga rajoni i Kalasë në Tusuz, ku ndodhet spitali i qytetit dhe këtë medalje e ka marrë pas përpjekjeve të tij atje, kurse për medaljet e tjera, “Këto i kam blerë nga pazari”, tha. Këto janë medalje të fituara nga njerëz që luftuan kundër nazistëve, ndaj janë shumë të vlefshme tek unë për t’u nxjerrë në treg dhe për t’u shitur. Ka njerëz që janë gjallë dhe i ruajnë medaljet e tyre, këto janë fituar me punë, ndaj nuk e shoh të drejtë të nënvlerësohen”, u shpreh ai. 

Foto: Suer Celina

Orhan Koçbaşli do t’i kushtonte një pjesë të atij këndi Ataturkut dhe një pjesë Titos. Prandaj mbledh gjëra antike kudo që shkon dhe përpiqet të plotësojë këndin e tij. Kur kthej pak kokën, shoh shishe të renditura në rafte me pije alkoolike që nuk i kam parë më parë. Njëra është nga një seri e veçantë, disa janë raki të prodhuara nga një mik i tij nga Franca. Duke thënë se ka më shumë se 20 vite që nuk pi alkool, por i pëlqen të mbledhë pije, Koçbaşli thotë se ato i hap ndonjëherë në ditëlindje dhe raste të veçanta.

Foto: Suer Celina

Koçbaşli ka punuar deri më sot qindra porcelanë. Duke përmendur se veprat e tij i dërgon në të gjithë botën, me fjalët e tij Koçbaşli tha se pasi njerëzit gjejnë një hobi që do t’u bëjë mirë, nuk do të varen nga koha dhe mund të largohen nga turma dhe zhurma, edhe pse nënvizon se duhet të fokusohemi të bëjmë më të mirën në çdo gjë që krijojmë, e se nuk duhet t’i kushtojmë rëndësi atyre që e shohin punën tonë si të pavlerë dhe përpiqen ta tjetërsojnë atë, u shpreh ai, duke u ankuar nga rritja e vlerës së porcelanit, i cili kushton më shumë sesa puna e realizuar mbi të. Duke treguar se për prodhimin e një porcelan për disa ditë aplikon procese të ndryshme, Koçbaşli mendon se bojërat që përdor janë me bazë uji, gjë që është më e shëndetshme për të dhe për konsumatorët. Koçbaşli, i cili pjesën më të madhe të bojrave i blen nga Kroacia dhe Turqia, shprehet se disa bojëra mund t’i gjejë në Prishtinë, por në Kosovë ka probleme sa i përket furnizimit me materiale që ai i përdor.

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM