Foto: Suer Celina

Pas studimeve për Jazz në SHBA, Agona Shporta u kthye në Kosovë dhe filloi t’i realizojë performancat këtu. Por me ndërhyrjen e pandemisë dhe masave të marra gjatë kësaj periudhe,  Shporta u detyrua t’i ndërpres punët dhe gjatë kësaj kohe ajo iu bashkua Fondacionit Lumbardhi, i cili përdorej vetëm si hapësirë dhe ku ajo në fillim ishte mbështetëse, kurse pastaj filloi punën zyrtarisht si rregulluese e listave për muzikë. Pas ngjarjeve të anuluara, Agona tha se ishte e çuditshme se Lumbardhi në atë kohë përdorej si hapësirë për kafene dhe që ky vend të mos përdorej vetëm si hapësirë, ajo së bashku me Tevfik Radën planifikuan programe muzikore duke respektuar rregullat e pandemisë.

Sës-Mës (Orë të qeta)

Pas anulimit të programeve dhe ngjarjeve për shkak të pandemisë, Agona filloi të shqyrtonte zhurmën muzikore të kafeneve në Prizren dhe një ditë i pyeti Dionën dhe Orhanin, të cilët punojnë si kuzhinierë tek Lumbardhi, për idenë e mos lëshimit të muzikës në orë të caktuara të ditës dhe Orhani tha se të ishte sës-mës, (orë të qeta, nga turqisht: qetësi e plotë) do të ishte shumë mirë dhe në këtë mënyrë u emërua edhe emri i programit.

Heshtja është stresuese.
Por edhe kur ka muzikë në sfond,
shumë pak njerëz e dëgjojnë atë.

Agona Shporta

Agona tregon se kur filloi ky program edhe vizitorët/et e zakonshëm nuk i përfillnin rregullat, kurse njerëzit që ndodheshin aty sapo fillonte ‘sës-mës’ (orët e qeta) e braktisnin Lumbardhin. Këta njerëz që largoheshin me fillimin e programit dhe ktheheshin vetëm pasi mbaronte, me kalimin e kohës u mësuan me heshtjen dhe me sondazhin që bëmë, në fundvit morrëm reagime shumë të mira, theksoi ajo. Shporta tha se pas reagimeve pozitive që kanë marrë për programin sës-mës (orë të qeta), kanë vendosur që edhe këtë vit të vazhdonte ky program, ajo shtoi se përderisa vitin e kaluar ngjante dy herë në ditë, kurse këtë vit do të praktikohet vetëm gjatë mëngjeseve.

Duke theksuar se kur fillon programi sës-mës (orë të qeta) ata mund t’i dëgjojnë tingujt e qytetit, Agona tha se: “ndonjëherë mund ta dëgjoni zhurmën e frigoriferit që punon në kopsht, ndonjëherë zhurmën e degëve që lëvizin nga era, ndonjëherë zhurmën e ndonjë ndërtimi e ndonjëherë zhurmën e zogjve.”

Me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj  pandemisë nisma për zhvillimin e koncerteve çoi në lindjen e programit “Muzgu Zanor”. Ky program organizohej  në orët e perëndimit të diellit.

Jemi bllokuar mes Prizrenit – Prishtinës

Agona Shporta

Si autokritike Agona thotë se kanë ngecur mes Prizrenit-Prishtinës dhe ajo ka nënvizuar që përmes një kërkimi më të gjerë duhet të arrihet tek artistët/et edhe nga rajonet tjera. Duke thënë se artistët/et që do të ftohen për koncertet e tyre në fakt janë zgjedhur nga emrat që i kanë dëgjuar më parë dhe se mendojnë se do të japin një performancë cilësore, Agona tha: “Megjithatë muzikantët/et preferojnë të jetojnë në Prishtinë, për karrierë, arsim apo inçizim.” Prandaj edhe muzikantët/et e rajoneve tjera, i ftojmë nga Prishtina pasi ata aty jetojnë, theksoi ajo. Me idenë e Tevfikut ajo tregon se kanë organizuar një koncert nga “Veshallët”, Shporta thotë se “ky grup ka performuar shumë herë, por atë mbrëmje, fokusi ishte vetëm te muzika. Në përgjithësi, muzika dhe kërcimi janë përvoja të ndryshme.

Ishte e nevojshme të ndahej muzika nga kërcimi dhe një prezantim që do ta bënte dallimin e muzikës dhe kërcimit, për publikun. Kuptuam që ky grup, i cili luan prej vitesh u emocionuan atë mbrëmje.”

Foto: Suer Celina

Albumet Pandemike

Një tjetër program që mbahet në Lumbardh është ‘Albumet Pandemike’, organizuar në bashkëpunim me KTV-në. Agona tha se si muzikante e di që çdo artist/e, albumi i të cilit/cilës publikohet ka dëshirë ta promovojë atë, prandaj “kjo është arsyeja se pse e realizuam këtë program ku mund të prezantohen performancat e para të albumeve të publikuara gjatë pandemisë”, tha ajo.

Po përgatitem për solo performancë

Pse nuk të kemi parë ty në skenë?

Duke u shprehur se ka preferuar të mos ishte në skenë pavarësisht kërkesave nga kolegët e saj Agona tha: “Kam interpretuar një natë vetëm një këngë, por jam ndjerë çuditshëm.” Shporta tha se nuk dëshironte që publiku të mendonte se ajo e kishte vendosur veten në program, ndërsa deklaroi se është duke e përgatitur një solo performancë. Agona e cila filloi regjistrimin në punën e saj solo audio-vizuale, po ashtu dha lajmin se sipas rrjedhës nga pandemia e ka në plan ta paraqes performancën e saj të parë në “Sahat Kullë”. Duke deklaruar se do të jetë një solo performancë dhe nuk do ta ketë problem lëvizjen, Shporta tha se dëshiron ta shfaq performancën edhe në shumë lokacione të tjera.

Intervistë: Suer Celina

© PRIZMA MEDIUM

*Kjo përmbajtje është përgatitur me mbështetjen e CHwB Kosova dhe platformës GërrGërr