20 vjet me DokuFest
Dokufest u themelua në vitin 2002 me iniciativën e një grupi miqsh. Me kalimin e kohës, festivali i kaloi kufijtë e vendit dhe rajonit dhe fitoi reputacionin e një festivali të filmit të shkurtër dhe dokumentar, me programet më të mira të filmit në Evropë.“Kosova njihet më shumë për konflikte sesa për kulturë, por një përzierje e festivalit të filmit, festave dhe arteve në Prizren, qyteti më i bukur në vend, krijon një efekt të mrekullueshëm,” tha Kim Wills, në raportin e gazetës The Guardian me titull “Një Festival filmi në Kosovë”. Sot, Dokufest, përtej një festivali është edhe një organizatë kulturore që zhvillon programe edukative dhe shumë aktivitete të ndryshme kulturore. Në serinë që e nisëm me temën e 20 vjetorit të Dokufestit, u përpoqëm të flasim për Dokufestin në 20 vjet, me Veton Nurkollarin, një nga themeluesit dhe drejtor artistik i festivalit.