Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë
Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq, me datën 27 shkurt në Bruksel kanë mbajtur takimin e nivelit të lartë, ku verbalisht kanë pranuar marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më pas, me datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u zhvillua një takim tjetër midis dy liderëve lidhur me aneksin implementues të marrëveshjës.