Duje ndodhet në qytetin Doboj, Bosnje dhe Hercegovinë dhe shërben si qendër rehabilitimi për një numër të madh njerëzish nevojtarë, duke filluar nga viktimat e luftës, të vetmuarit dhe personat me aftësi të kufizuara. Pas luftës së Bosnjës, e cila zgjati për tre vjet duke filluar nga viti 1992, që ishte dëshmi e një ndër shkatërimeve njerëzore në histori, mbeti më tepër dhimbje se sa vetëm një qytet i shkatërruar. Në këtë qendër, e cila u krijua me mbështetjen e Fondacionit Emmaus me bazë në Itali, për të shëruar dhimbjet e pas luftës, aktualisht po trajtohen 400 pacientë me mbështetjen e donatorëve nga shumë vende të tjera të botës.

© PRIZMA MEDIUM