Kosova ka më shumë se 10 vite që është në pritje të liberalizimit të vizave. Dialogu i parë për këtë çështje u hap më 19 janar 2012. Hapi i parë i pritjes u hodh më 14 qershor 2012. Komisioni i Bashkimit Evropian prezantoi një udhërrëfyes të përbërë nga kritere të gjata lidhur me masat që duhet të marrë Kosova dhe kushtet që duhet të përmbushë për liberalizimin e vizave. Kosova tha “Unë mund ta bëj”, prandaj përgatiti një Plan Veprimi për këtë, në prill të vitit 2013. Këto kritere përbëheshin nga 4 tituj kryesorë, po ashtu nga dhjetëra çështje të rregullimeve teknike si dhe qasje vlerësuese. Për shembull, ndërsa pasaporta biometrike ishte një kriter jashtëzakonisht objektiv dhe i matshëm, lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit ishte një kriter shumë subjektiv dhe vlerësues. Në fakt, këto ishin një sërë standardesh apo përputhshmëri me Bashkimin Evropian dhe ishin përfshirë në udhërrëfyesin e hartur për Kosovën, i cili kishte saktësisht 95 tema, kritere, standarde, pika krahasimi apo rekomandime që duheshin përmbushur. 

Sepse, përpara se Bashkimi Evropian t’u thoshte qytetarëve të Kosovës, “ejani të shihni lirisht bukuritë tona”, ata donin të dinin se: kush janë ata që vijnë; sigurinë e dokumenteve që mbajnë; nëse nuk kthehen a bëhet ripranimi i tyre; integrimi në terren i të kthyerve; zbatimi i portave kufitare dhe kritereve të imigracionit të ligjshëm në përputhje me acquis të BE-së; parandalimi i krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit, gjithashtu donin që të luftohej dhe të respektohej e drejta e lëvizjes së lirë. Për t’i arritur këto, Kosova punoi me zell, duke u përplasur me vetveten, bëri lëshime për t’i zbutur konfliktet me fqinjët dhe premtoi se do mirrej vesh me miqtë e saj. Bashkimi Evropian vëzhgoi me vendosmëri dhe më në fund paraqiti raportin e tij të katërt më 4 maj 2016. Komisioni i BE-së, duke vlerësuar se Kosova i përmbush të gjitha obligimet e saj, miratoi propozimin për heqjen e vizave. 

Por çështja nuk u mbyll me kaq. Sepse gjatë dërgimit të këtij propozimi për miratim në Këshillin dhe Parlamentin Evropian, Komisioni tha se do të bëjë marrëveshjen për vijën kufitare të Kosovës me Malin e Zi dhe tha se do të përmirësonte të dhënat e tij mbi krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kështu, teknikisht Kosova kishte plotësuar të gjitha kushtet, por çështja e përcaktimit të vijës kufitare me Malin e Zi dhe kriteri vlerësues në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit mbeti në gjysëm.

Ju kujtohet se çfarë ndodhi në 2018. Pas mbledhjeve parlamentare të Kuvendit me bombola gazi, më 21 mars 2018, Kuvendi i Kosovës miratoi marrëveshjen për përcaktimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Më 3 – 4 maj 2018, një mision teknik i Komisionit Evropian vizitoi Kosovën, i cili pas hetimeve dhe kontakteve të nivelit të lartë, u bind se ishte bërë përparim i ‘mjaftueshëm’ në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kështu, më 18 korrik 2018, Këshilli Evropian dhe Parlamenti Evropian konfirmuan se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret në udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave dhe sugjeruan që procesi të avancohet. 

Por çështja nuk mbaroi me kaq. Sepse çështja tani ishte lënë në mekanizmat e brendshëm të Bashkimit Evropian dhe në ecjen përpara të proceseve politike. Në fund të fundit, shpresa për liberalizimin e vizave u kthye në një pritshmëri reale. Me pak fjalë, pritshmëria nuk u realizua. Sepse edhe nëse janë vlerësuese, kriteret teknike për nga natyra janë punë ekspertësh dhe burokratësh. Kjo lidhet me një kalendar të caktuar dhe procesi përparon ndërsa kalendari shtyhet. Pas kësaj, varet nga vendimet politike. Ndërsa, politikanët “realë” nuk japin kurrë data, sepse datat shpesh nuk qëndrojnë. 

Në fakt, aventura e Kosovës për liberalizimin e vizave, e cila filloi më 19 janar 2012, përfundoi më 18 korrik 2018. Saktësisht zgjati 6 vjet e 6 muaj. Ekipi teknik dhe burokratik e bën siç duhet punën e tyre. Diskrecioni për kohëzgjatjen le t’ju mbetet juve, sepse çdo moment i vjedhur nga liria e udhëtimit, e cila është një e drejtë njerëzore, është uzurpim. Në procesin e progresit duhet vlerësuar edhe pala kosovare edhe ajo evropiane. Puna iu la ekipit politik të cilët nuk dhanë datë. Ka ende dhjetëra shpjegime dhe vlerësime, por gjithmonë ka qenë e paqartë se çfarë progresi konkret ka pasur pas vitit 2018. 

Sepse politikanët nuk japin data. Derisa të shihet fundi i tunelit. Kohët e fundit nismat e kancelares gjermane dhe lajmet se sinjale pozitive vijnë nga Franca kanë nisur t’i bëjnë njerëzit të thonë “Nuk ka garanci, por këtë herë do të ndodhë”. Pra, a ka një dritë në anën tjetër? Ka! Kështu që disa data mund të shqiptohen në të ardhmen e afërt. Urraa, më në fund do të mund të udhëtojmë lirshëm! Pra, a duam vetëm liberalizimin e vizave? Sigurisht që jo! Ne duam të hyjmë edhe në Bashkimin Evropian. Në fund të fundit, ne jemi “Evropianë të rinj”. Ne duam dhe përpiqemi. Madje e meritojmë. Ky artikull mund të kishte përfunduar në fjalinë e mëparshme. Por duket se ka lindur nevoja për të shpjeguar një anekdotë të shkurtër për një ngjarje. 

Siç e dini, kemi kaluar në periudhën e afërt të pushimit të shkollave. Janë të shpeshta edhe vizitat në pasuritë natyrore dhe në restorantet që gjenden aty, të cilat janë mrekullitë natyrore të Kosovës. E shihni që ndërsa kamarieri po pastron tryezën, ai i hedh të gjitha mbeturinat mbi lum. Ky është pothuajse burimi i lumit, pikënisja. Kështu që lumi fillon të ndotet që nga rrjedhja. Dhe kur bëhet një reagim, përgjigjet janë gjithmonë absurde deri në masë ku thonë se po ushqejmë peshkun. Ndoshta kjo ngjarje ishte një përjashtim. Sepse nuk e kam ditur kurrë që peshqit hanë qese plastike, shishe plastike apo kanaçe alumini. Mirëpo kjo na doli që është e vërtetë! Sepse kisha lexuar që këto objekte dolën nga disa peshq që ngordhën. Duke e dëshiruar kaq shumë Bashkimin Evropian, është e nevojshme të ndajmë vlerat që ai ka zhvilluar. Ndryshe nuk bëhet fjalë për plotësimin e kritereve dhe vënien e tyre në korniza sikurse medaljone. Plotësimi i kritereve është një fillim, por rruga është e gjatë.

✎ Esin Muzbeg

© PRIZMA MEDIUM