1 Maji në kuptimin e luftës ndaj diskriminimit
Sot është 1 Maji, Dita e Punëtorëve. Lëvizja e 1 Majit, e cila filloi në Australi, vazhdoi me protestat në SHBA dhe shpejt gjeti pasqyrimin e saj në Evropë. Çështja nuk qëndron vetëm tek të drejtat e punëtorëve. Për herë të parë, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, punëtorët kanë zhvilluar një luftë klasash së bashku dhe kanë arritur një konsensus për të hapur rrugën për betejat e ardhshme. Në shekullin e 20-të, betejat e zhvilluara në procesin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve që jetojnë në vendet lindore, perëndimore dhe në vendet e painkuadruara e kanë pasuruar më tej kuptimin e Ditës së Majit.