Rezistenca e grave në Turqi kundër degradimit të mjedisit: “Në fillim ishim më pak, tani jemi shumë”

Studimet e shumta tregojnë që gratë – veçanërisht gratë me të ardhura të ulëta ose pa të ardhura - janë më të prekura nga kriza globale klimatike. Kjo për shkak se jetesa e grave është më shumë e varur nga natyra. Sipas të dhënave të OKB-së, 45-80% e prodhimit të ushqimit në vendet në zhvillim kryhet nga gratë fermere. Kriza globale klimatike ka shkaktuar edhe migrimin e shumë njerëzve; ndërkaq, problemet e tilla si migrimi i detyruar, uria dhe varfëria kanë rritur rastet e dhunës në familje.

Edhe fitoi, edhe humbi

Serbia iu drejtua kutive të votimit të dielën (më 3 prill) për zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe të pjesshme lokale (2 qytete metropolitane dhe 12 komuna). Fitues i këtyre zgjedhjeve ishte presidenti aktual Aleksandar Vucic. Megjithatë, edhe pse Vucic fitoi në zgjedhjet presidenciale, ai humbi një shumicë absolute në parlament dhe në kryeqytet - Beograd. SNS dhe Vucic ishin edhe fitues edhe humbës të zgjedhjeve në Serbi.

Fitorja e Viktor Orban – it në zgjedhjet parlamentare dhe dështimi i referendumit të iniciuar nga qeveria e tij

Që nga zgjedhjet e para të lira dhe të drejtpërdrejta parlamentare të mbajtura në Hungari në vitin 1990, pas rënies së regjimit Sovjetik, zgjedhjet e këtij viti ishin procesi i nëntë zgjedhor parlamentar të mbajtura në periudha katër vjeçare. Këto palë zgjedhje shënuan gjithashtu një përqindje shumë të lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve/eve në zgjedhjeve me rreth 70%, pa i llogaritur votat jashtë vendit.

Beteja për shpalljen e lumit Vjosa “Park Kombëtar”

Keqpërdorimi i burimeve të shumta natyrore në Shqipëri që janë esenciale për jetën e banorëve, ka shkaktuar mobilizimin dhe aktivizimin e qytetarëve për mbrojtjen e tyre - në forma të ndryshme - duke nxitur një aktivizëm mjedisor. Mbrojtja e lumit Vjosa është një nga shembujt e veçantë që tregon se si aktivimi i qytetarëve për mbrotjen e mjedisit ka bërë që kauza për mbrojtjen e lumit Vjosa të ngritet në nivelin ndërkombëtar.

Rrugëtimi i Projekt-Kodit Civil që ngjalli kaq shumë debat

Nëse ka një pikë për çka pajtohen të gjithë aktorët politik është që Projekt – kodi civil është akti juridike më i rëndësishëm për vendin krahas Kodit penal, mirëpo ky konsensus asnjëherë deri tani nuk arritur të përkthehet në veprime konkrete që kodi si i tillë të miratohet. Kosova vazhdimisht është lavdëruar për ligjet e mirë që ka prodhuar dhe në fakt ka një pajtueshmëri të gjerë mës njohëse të fushës që tashmë korniza ligjore është plotësuar. Mirëpo, Kodi Civil është ndoshta ndër të vetmet akte jurdike më se të rëndësishme që i mungon kësaj kornize jurdike.

Faktet mediatike në  kohë lufte

Kur shpërthen një luftë, e vërteta fshihet pas një reje të madhe pluhuri e krijuar nga bombat që shpërthejnë, e ata që e shohin nga jashtë - për shkak të kësaj reje pluhuri - nuk mund ta shohin të vërtetën. Ndërsa ata të cilët e shohin nga brenda, shohin vetëm të vërtetën e tyre. Megjithatë, të vërtetat e luftës janë më shumë se sa duken, ashtu sikur dhimbja e luftës e cila është më e madhe se sa vet dukja e saj.

Gratë drejtojnë luftën në mbrojtjen e natyrës

Nga Lëvizja Chipko në Indi deri tek Lëvizja e Brezit të Gjelbër në Kenia, kemi shembuj të ndryshëm për luftën në mbrojtjen e natyrës; ashtu siç ndodh në vende të tjera edhe në Turqi gratë e mbajnë flamurin në këtë kauzë. Pse është e rëndësishme kjo luftë për gratë, çfarë do të thotë kjo për gratë, dhe në të vërtetë pse pikërisht gratë?

E ardhmja e ndotjes së mjedisit është ende e mjegullt

Kosova përballet me një sërë problemesh mjedisore, të cilat vijnë̈ si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore, pranisë̈ së aktiviteteve ekonomike me ndikime të mëdha negative në mjedis, si energjia elektrike, bujqësia, industria etj. Shtetet e Ballkanit në përgjithësi, janë ndër vendet që gjenden në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe në botë. Qytetarët e shteteve të Ballkanit zakonisht thithin me frymëmarrje më shumë grimca toksike sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore. Për më tepër, rajoni i Ballkanit është shtëpi e 7 nga 10 termocentraleve më ndotëse me qymyr në Evropë. Ndonëse janë marr iniciativa të shumta nga qytetarët e të gjitha shteteve të rajonit për të kundërshtuar ndotjen e mjedisit, ende nuk është ndërmarrë̈ ndonjë politikë serioze nga qeveritë në fjalë për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Përkundrazi, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit, janë ndërmarrë shumë pak politika për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të karburanteve të ngurta, zvogëlimit të konsumimit të qymyrit apo largimi nga termocentralet e qymyrit.