Mbi ndërveprimin midis qyteteve dhe shoqërive si dhe praktikës së të jetuarit së bashku 

Kalimi i njerëzve në një jetë të vendosur, bashkëjetesa, qytetet që simbolizojnë solidaritetin dhe historia e të cilave shkon afërsisht 12 mijë vjet më parë - veçanërisht pas gërmimeve të bëra në Göbeklitepe në Turqi - janë qytete ku njerëzit jetonin së bashku gjatë gjithë historisë, prodhonin, argëtoheshin dhe shoqëroheshin. Përveç strukturave që simbolizonin autoritetin dhe vendet e mëdha të adhurimit, qendrat e qyteteve përbëheshin nga sheshe dhe pazare ku mblidheshin njerëzit. Nëse merren si shembull qytetet greke, përveç ndërtesave të kuvendit të cilat gjendeshin në qendër, strukturat e agorasë, ku mblidheshin njerëz nga të gjitha sferat e shoqërisë, simbolizonin thelbin e qytetit. Nga ana tjetër amfiteatri ishte një vend ku njerëzit argëtoheshin, por edhe kritikoheshin përfaqësuesit me shfaqje alegorike, pra sipas kushteve të periudhës ky mjedis ishte mjaft demokratik.

Hadis Abdula