Rrugëtimi i Projekt-Kodit Civil që ngjalli kaq shumë debat

Nëse ka një pikë për çka pajtohen të gjithë aktorët politik është që Projekt – kodi civil është akti juridike më i rëndësishëm për vendin krahas Kodit penal, mirëpo ky konsensus asnjëherë deri tani nuk arritur të përkthehet në veprime konkrete që kodi si i tillë të miratohet. Kosova vazhdimisht është lavdëruar për ligjet e mirë që ka prodhuar dhe në fakt ka një pajtueshmëri të gjerë mës njohëse të fushës që tashmë korniza ligjore është plotësuar. Mirëpo, Kodi Civil është ndoshta ndër të vetmet akte jurdike më se të rëndësishme që i mungon kësaj kornize jurdike.