E gjitha filloi kah fundi i viteve të shtatëdhjeta kur disa shokë të shkollës së mesme mblidheshin në lokalin e Foto Sharrit. Burimi së bashku me Shaqën (Arapin) dhe Vetonin (Nurkollarin) i cili ishte i biri i pronarit të Foto Sharrit shfletonin revista të sjellura nga gjermania dhe mundoheshin t’i rikrijonin fotografitë e mjeshtërve të mëdhenj.
“Kështu fillova të bëja fotografi me aparatin e babait, një Certo 35 të cilin e përdornim për fotografi të familjes”, thotë Burim Myftiu teksa e shijon makiaton në një lokal në Prishtinë.