Peizazhe të riparimit dhe resistencës

Manifesta 14 Prishtina, është partner në edicionin e 21-të të DokuFestit (festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër), për shfaqjen e një programi special. I kuruar nga ndërmjetësuesja kreative e Manifesta 14 Prishtina Catherine Nichols, Landscapes of Repair and Resistance shfaq tre pjesëmarrës në Bienalen Nomade Evropiane. Programi përmban tri shfaqjeve dhe një diskutimi, të gjitha në temën e peizazhit, duke ndërthurur këtë me rrëfime historike dhe bashkëkohore të rezistencës, rikuperimit, shërimit dhe riparimit.

Bienalja që ua kthen qytetin qytetarëve

Kryeqyteti ynë u përzgjodh për të qenë nikoqir i edicionit të 14-të të bienales nomade europiane Manifesta. Sikurse e thotë edhe vet fjala bienale, Manifesta mbahet çdo të dytin vit në një qytet të ndryshëm evropian. Edicionet e mëparshme të mbajtura në qytete si Palermo, Marseille, Shën Petersburg apo edhe Nicosia, ju sollën qyteteve artin bashkëkohor i cili u shkri në peisazhet urbane dhe me vete solli një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga e mbarë bota. Për të biseduar për Manifestën, u takuam me Teuta Hoxha Jahaj, zyrtare në Manifesta.