E ardhmja e ndotjes së mjedisit është ende e mjegullt

Kosova përballet me një sërë problemesh mjedisore, të cilat vijnë̈ si pasojë e shfrytëzimit të pakontrolluar të burimeve natyrore, pranisë̈ së aktiviteteve ekonomike me ndikime të mëdha negative në mjedis, si energjia elektrike, bujqësia, industria etj. Shtetet e Ballkanit në përgjithësi, janë ndër vendet që gjenden në listën e qyteteve më të ndotura në Evropë dhe në botë. Qytetarët e shteteve të Ballkanit zakonisht thithin me frymëmarrje më shumë grimca toksike sesa fqinjët e tyre në Evropën Perëndimore. Për më tepër, rajoni i Ballkanit është shtëpi e 7 nga 10 termocentraleve më ndotëse me qymyr në Evropë. Ndonëse janë marr iniciativa të shumta nga qytetarët e të gjitha shteteve të rajonit për të kundërshtuar ndotjen e mjedisit, ende nuk është ndërmarrë̈ ndonjë politikë serioze nga qeveritë në fjalë për parandalimin e ndotjes së mjedisit. Përkundrazi, në Kosovë dhe në shtetet e rajonit, janë ndërmarrë shumë pak politika për reduktimin e ndotjes së ajrit dhe përdorimit të karburanteve të ngurta, zvogëlimit të konsumimit të qymyrit apo largimi nga termocentralet e qymyrit.