Gati 140 milionë foshnje lindën në mbarë botën vitin e kaluar - ekuivalente me shtimin e dy popullsive të reja të Mbretërisë së Bashkuar në popullsinë botërore. Sipas Grupit Ndërinstitucional të Kombeve të Bashkuara për Vlerësimet e Vdekshmërisë së Fëmijëve, (UN IGME) rreth 2 milionë shtatëzëni përfundojnë me lindje të vdekura çdo vit në mbarë botën. Ka shumë shkaqe kongjenitale të vdekjes nga anomalitë e fetusit deri te komplikimet e lindjes, infeksionet dhe keqformimet e placentës.
Pas gati dy vjet e gjysmë pandemie, të gjitha masat pandemike po braktisen një nga një. Njerëzit e dërrmuar nga pandemia janë shumë të kënaqur me këtë gjendje. Të tjerët janë të shqetësuar se pandemia nuk ka mbaruar ende, në disa vende barra e spitaleve dhe e njësive të kujdesit intensiv për shkak të virusit Omicron nuk është ulur, prandaj pasi edhe vaksinat nuk kanë arritur në nivelin e dëshiruar ka tendencë të vendosen sërish masa pandemike.
Rritja e temperaturave, pakësimi i burimeve ujore, rritja e nivelit të detërave dhe kriza globale e klimës prek të gjitha vendet e botës. Për shkak të aktiviteteve antropogjene, ne po shkatërrojmë ekosistemet, po ndryshojmë klimën dhe po destabilizojmë ekuilibrin tonë në planet.
Kur Vdekja e Zezë (Murtaja e Zezë) shkatërroi Afrikën Veriore dhe Euroazinë në mesin e shekullit të 14-të, ajo vrau gjysmën e popullsisë njerëzore atje, riformoi historinë dhe ndryshoi potencialisht rrjedhën e evolucionit njerëzor. Kjo ishte epidemia më vdekjeprurëse e regjistruar në historinë njerëzore. Deri në fund të epidemisë, pothuajse 50% e popullsisë së Evropës u zhduk. Ky numër është të paktën 200 herë më i lartë se sa përllogaritet për COVID-19.
Çmimi Nobel i vitit 2022 në fiziologji/mjekësi iu dha gjenetistit suedez Svante Pääbo, i cili gjurmoi evolucionin e njerëzve të sotëm nga ADN-ja e të afërmve tanë të zhdukur. Svante Pääbo, edhe pse dukej e pamundur, pati sukses në renditjen e gjenomit të Neandertalit - parardhësi i zhdukur i njerëzve të sotëm.
Pas Britanisë së Madhe, Portugalisë, Spanjës, Shteteve të Bashkuara, Kanadasë, Italisë, Suedisë, Belgjikës dhe Australisë, një rast i lisë së majmunëve u raportua edhe në Gjermani dhe Francë.
Përderisa ndryshimi i klimës është një temë relativisht e re, diskutimi i ka rrënjët në shkrimet e Thomas Malthus, në më shumë se 200 vjet më parë, dhe në përgjigjet e tij ndaj vlerësimit pesimist të gjendjes njerëzore.
Në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, mes kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe në malet që shtrihen në veri të Kosovës dhe Malit të Zi, një familje e vogël e rrëqebullit euroaziatik (Lynx lynx), autoktone, e izoluar prej kohësh ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Ky nëngrup i cili përpiqet të mbijetojë i izoluar në jugperëndim të Ballkanit është rrëqebulli ballkanik (L. lynx balcanicus).
Në një studim të kryer nga studiuesit në Imperial College mbi të dhënat nga Mbretëria e Bashkuar, është treguar se Omicron ka më pak se 11% gjasa të shkaktojë infeksion të rëndë. Në nivel popullsie, varianti Omicron në krahasim me Delta shndërrohet në një ulje prej 25% të rrezikut të hospitalizimit. Kjo rënie e theksuar është për shkak të faktit se varianti Omicron është në mesin e njerëzve që janë infektuar ose vaksinuar më parë, duke siguruar mbrojtje të konsiderueshme kundër infeksionit të rëndë.