Një film më ndryshe

Regjisorja nuk u bën thirrje të rinjve të braktisin vendin e tyre dhe të mësyjnë qendrat urbane në kërkim të një jetese më të mirë. Por ata me aq sa munden, në mënyrë krejt të pavarur, aktivizohen dhe mundohen të tejkalojnë rutinën e tyre provinciale duke sjellë grupe muzikore në kafenenë e fshatit të quajtur Fabrika, ndërsa Venera dhe shoqja e saj Dorina sfidojnë moralin konservator dhe konventat tradicionale lokale përmes eksplorimeve seksuale.