Fitorja e Viktor Orban – it në zgjedhjet parlamentare dhe dështimi i referendumit të iniciuar nga qeveria e tij

Që nga zgjedhjet e para të lira dhe të drejtpërdrejta parlamentare të mbajtura në Hungari në vitin 1990, pas rënies së regjimit Sovjetik, zgjedhjet e këtij viti ishin procesi i nëntë zgjedhor parlamentar të mbajtura në periudha katër vjeçare. Këto palë zgjedhje shënuan gjithashtu një përqindje shumë të lartë të pjesëmarrjes së qytetarëve/eve në zgjedhjeve me rreth 70%, pa i llogaritur votat jashtë vendit.