Ederlezi siç nuk është festë fetare, nuk është as festë kombëtare. Ederlezi ndoshta është e vetmja festë e përbashkët e njerëzimit. Është pa datë; sepse daton edhe para parahistorisë. Ajo pasqyron daljen nga dimri dhe ardhjen e verës. Është një lloj shpëtimi. Shpëtimi i kalimit nga varfëria në bollëk, nga i ftohti në nxehtësi, nga errësira në dritë… Ekziston në shumë kultura, megjithëse ka ngjashmëri dhe dallime. Edhe pse është një kulturë shumë universale e përhapur në një gjeografi shumë të gjerë, ajo është lokale. Me ngjyrimet që i posedon ajo krijon një identitet të veçantë për veten. Me karakteristikat e saj lokale, Ederlezi njihet edhe si “Karabash” në Prizren.

Të moçmit i ndanin stinët në dy: verë dhe dimër. Ditët e verës nisin më 6 maj, kur natyra ngrohet për të mos iu kthyer më të ftohtit dhe vazhdojnë deri më 7 nëntor, kur i dorëzohet të ftohtit. Këto quhen edhe ditët e “Stinës së Gjelbër”. Ditët e dimrit fillojnë më 8 nëntor dhe vazhdojnë deri më 5 maj. Këto quhen edhe “Ditë Nëntori’’ ose ndryshe periudha e dimrit. Këtu është një ceremoni dorëzimi në natën që lidh 5 majin me 6 majin.

Më 5 maj, herët në mëngjes, dalim në natyrë, gatuajmë ushqim dhe organizojmë argëtim duke e sfiduar dimrin. Pastrohen shtëpitë në brendësi, kopshtet rregullohen, njerëzit mblidhen nëpër parqe, shtrohen ballkonet, dhe në këtë mënyrë sfidohet dimri. Sepse 5 maji është dita e fundit e dimrit dhe nuk ka më dispozitë.

Kultura e argëtimit shfaqet në forma të ndryshme, e cila reflekton secilin vend përkatës. Dikur kërcehej mbi zjarr, kurse sot fëmijët luhaten në shilarës. Bëhet një festë në formë panairi. Fëmijët argëtohen, të rinjtë argëtohen por argëtohen edhe të moshuarit. Gurabijet me pasqyrë, kokoshkat në formë topthi dhe sheqerkat me mollë janë një domosdoshmëri për këtë argëtim. Fëmijët nuk kthehen në shtëpi pa këtë treshe, por nuk përfundon ma kaq. Në mbrëmje, ndërsa të gjithë shpërndahen në shtëpitë e tyre, ata marrin në shtëpi diçka nga natyra. Ata marrin një degëz të vogël, të gjelbëruar. Ndoshta është për ta mposhtur dimrin, nëse ai tenton të kthehet. Nuk dihet. Por fëmijët zgjohen me atë degë në mëngjesin e 6 Majit duke paralajmëruar se ka ardhur vera.

Ederlezi apo Karabashi në Prizren është në fakt një shenjë që koha e zgjimit ka arritur.

Fotografitë: Suer Celina
Shkrimi: Esin Muzbeg

©PRIZMA MEDIUM