Një festë e lashtë: Manifestimi i Ederlezit

Festivali Ederlez, i njohur edhe si "Karabash" në Prizren, është një festë shumë e lashtë pranverore. Arsyeja pse quhet ‘’Karabash’’ është ndoshta për faktin se në zonën ku mbahen festimet ndodhet Varri i Mustafait të Horasanit, ndryshe i njohur edhe si Karabash Baba. Edhe pse kjo zonë - ku ndodhen varrezat e vjetra të periudhës osmane - sot nuk përdoret si vend grumbullimi i festave të Ederlezit, pjesëmarrja në festival vazhdon përreth saj dhe është e njohur si “dalje në Karabash’’.

Tre nga regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën nëpër festivale ndërkombëtare, kanë ndërlidhje me DokuFest

Pas përpjekjes së një grupi miqsh për ringjalljen e një objekti të kinemasë, sot në Prizren ekzistojnë 16 salla të kinemasë. Tre regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën në festivalet ndërkombëtare të vitit 2021, kanë ndërlidhje me DokuFest. Ne folëm me Eroll Bilibanin, i cili është producent i filmave 'Në Mes' dhe 'Pa Vend', po ashtu edhe udhëheqës i DokuLab.