Brezi i rrëqebullit po rrezikohet

Në jugperëndim të Gadishullit Ballkanik, mes kufirit të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe në malet që shtrihen në veri të Kosovës dhe Malit të Zi, një familje e vogël e rrëqebullit euroaziatik (Lynx lynx), autoktone, e izoluar prej kohësh ka mbijetuar deri në ditët e sotme. Ky nëngrup i cili përpiqet të mbijetojë i izoluar në jugperëndim të Ballkanit është rrëqebulli ballkanik (L. lynx balcanicus).

Rangimi i Kosovës në luftën kundër korrupsionit

Publikimi i Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit për vitin 2021 nga Transparency International bëri të ditur përparimin e Kosovës në luftën kundër korrupsionit, ku u vlerësua me 39 pikë. Në vitin 2020 dhe 2019 Kosova ishte vlerësuar me 36 pikë, ndërsa në vitin 2018 me 37 pikë. Kështu, për tre vite me radhë Kosova kishe stagnim në luftën kundër korrupsionit.

Ekofeminizmi: Mbi të përbashkëtat e padrejtësive shoqërore e ekologjike

Shkatërrimi i natyrës dhe padrejtësia sociale e kanë një shkaktar të përbashkët - mendimin hierarkik. Ne kemi tendencë t`i zbërthejmë diferencat në një hierarki vlerash - t`i vendosim disa kategori "lart" dhe të mendojmë për to si superiore dhe disa kategori tjera "poshtë" e t`i shohim si inferiore. Kështu i kthehemi idesë që një kategori duhet të dominojë një tjetër: qeniet njerëzore që e dominojnë dhe eksploatojnë botën jo-njerëzore, burrat që dominojnë gratë – është ky problemi që çon tek të dyja, tek padrejtësia sociale dhe shkatërrimi i natyrës. Andaj, në mënyrë që ta adresojmë shkatërrimin e mjedisit, neve na duhet të sfidojmë mënyrën hierarkike të të menduarit. Feministet ambientaliste argumentojnë se ne nuk mund të eliminojmë seksizmin dhe dominimin e një kategorie të njerëzve mbi një kategori tjetër pa përpjekjen për t’i eliminuar të gjitha format e dominimit, duke përfshirë dominimin e njerëzve mbi natyrën. 

Ndikimi i krizës energjetike globale në Kosovë

Kriza energjetike e cila u shfaq si krizë globale efektet e së cilës u ndjenë në mbarë botën, ashtu sikurse në Kosovë, filloi të reflektohej edhe në faturat e energjisë elektrike. Edhe pse shkaqet e krizës së energjisë në nivelin globale dhe diskutimet në politikën e brendshme të Kosovës duken të parëndësishme, kostoja e energjisë së importuar, e cila është më e shtrenjtë, do të reflektohet drejtpërdrejt dhe/ose tërthorazi tek qytetarët. Një pjesë e kostos do të reflektohet drejtpërdrejt në faturat e qytetarëve dhe pjesa e subvencionuar nga qeveria do të reflektohet në mënyrë indirekte tek të gjithë tatimpaguesit. Në këtë lajm dhe analizë që kemi përpiluar, shkurtimisht prezantohen reagimet e Kosovës dhe shkaqet e krizës globale energjetike.

Qeset plastike vazhdojnë ta ndotin mjedisin

Përdorimi i madh qeseve të plastikës në Kosovë është një tregues i rëndësishëm që nuk ka vetëdije të lartë për dëmet që shkakton përdorimi i tyre. Në anën tjetër, edhe pse është propozuar që qeset e plastikës në Kosovë të bëhen me pagesë, deri më tani nuk është marrë asnjë vendim në lidhje me këtë. Ndërkaq, të gjitha vendet e rajonit, përveç Kosovës kanë vendosur tarifë për përdorimin e qeseve të plastikës. Shumica e këtyre vendeve kanë të kategorizuar çmimet sipas llojeve të qeseve. Shqipëria, për shembull, në prill të vitit 2018, ka nxjerrë një vendim për të ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës biodegraduese, me qëllim për ta ruajtur dhe përmirësuar cilësisë së mjedisit. Në anën tjetër, Bangladeshi është bërë shteti i parë në botë që ka ndaluar përdorimin e qeseve të plastikës në vitin 2002, pasi që kanë konstatuar se qeset e plastikës kanë bllokuar sistemin e drenazhit gjatë vërshimeve, duke shkaktuar katastrofa natyrore.

Nga veprimi në rebelim

Gjurmët e një proteste mjedisore që kthehen në një bllok opozitar në Serbi...

PRIZMA MEDIUM: Një medium i ri

Pse të krijohet edhe një medium, kur kemi plotë të tilla? Në botën digjitale në çdo sekondë lind një ueb-faqe për qëllime të ndryshme. Edhe ne kemi shtuar një medium në këtë tollovi. Athua nuk kishte mediume? Pse ne e shtuam? Kishte por e shtuam.  Këtë herë jo për të shtuar, por e shtuam për të hequr diçka.

Gjermania drejt koalicionit

Partia Social – Demokratike (SPD) fitoi zgjedhjet në Gjermani, partitë e Unionit të Krishterë dhe AfD humbën vota.