Po sikur të jetë një udhëtim

Së bashku me kuratoren Övül Durmuşoğlu, vizituam instalacionet e bëra në kuadër të Bienales të 3-të Autostrada këtë vit dhe morëm informacion në lidhje me përmbajtjen e këtyre instalacioneve. Së pari, ne u ndalëm pranë Shtëpisë së Kaltër në rrethin e Nënkalasë dhe vizituam instalacionin e quajtur Emigranti.

Kush janë Ferit dhe Nakiye Bayram?

Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, të cilët po bëjnë kërkime mbi ndërtimin e një kombi, filluan të hulumtojnë për Ferit dhe Nakiye Bayram-in në arkivat shtetërore të Kosovës, arkivat e Shkupit dhe të Beogradit. Si rezultat, për lëvizjet socialiste që filluan në vitin 1919 dhe në lidhje me këtë, ata bënë një punë të jashtëzakonshme që ne ta kuptojmë historinë e procesit të ndërtimit të Kombit Turk.