Žilnik: Me dinamikë të re në mund të forcojmë solidaritetin tonë rajonal

Želimir Žilnik e takova për herë të parë në vitin 2016 në Festivalin e Filmit në Ankara. Më 1 maj mbajtëm një fjalim për përvojën e tij filmike, duke filluar nga të drejtat e punëtorëve. U takuam në Beograd dy vjet më vonë dhe ne i thamë se si në fondacionin Lumbardhi do të donim të bënim një retrospektivë të filmave të tij. Pas 10 sekondave të para ai tha: "Mirë, do ta bëjmë" dhe pasi e tha këtë me energjinë e tij të zakonshme ai na foli për çështje aktuale, po ashtu na prezantoi me studentët disidentë. Kështu, në kantinën qendrore të Universitetit të Beogradit, Žilnik, studentët disidentë, ne dhe disa kosovarë u gjendëm në mes të një bisede të zjarrtë. Energjia transformuese e Žilnikut u pasqyrua këtë herë në mensën e Universitetit të Beogradit.

Dëshmitar i Transformimit: Kino Armata

Pas vitit 1999, derisa në asnjë qytet të Kosovës nuk kishte kinema aktive, kinemaja Vllaznimi filloi të shërbente me emrin ABC në Prishtinë. Përvoja e shikimit të filmave në kinema, e atyre që u shpërngulën në Prishtinë pas luftës së vitit 1999 filloi me kinemanë ABC dhe më pas vazhdoi në kinematë e vendosura në qoshet e qendrave tregtare. Por kur shikojmë përvojat e shikimit të filmave të prishtinasëve, përgjigjet janë përgjithësisht të njëjta: Kino Rinia, Vlaznimi, Dom JNA. Në këtë artikull, do të përpiqem të mbledh informacione për Kino Armata, e cila dikur shërbente si kinema e Qendrës së Ushtrisë Popullore Jugosllave (Dom JNA) dhe tani funksionon si një qendër alternative kulturore dhe si qendër e dialogut social. Duke bërë këtë përmbledhje, dëshiroj të ndaj me lexuesin disa shënime për kinematë e Prishtinës.

Një hapësirë alternative shoqërore: Termokiss

Termokos është themeluar në vitin 1970, si sistemi i ngrohjes qendrore në kryeqytet, Prishtinë. Zhvillimi i kapaciteteve u bë në vitet 1990, por ky plan nuk mundı të realizohej në atmosferën e tensionuar të asaj periudhe. Ndërtesa e sapondërtuar ka mbetur në formën e katër mureve pa u mbuluar me çati. Askush nuk do ta kishte menduar se ndërtesa do të bëhej një vend alternativ ku të rinjtë e Prishtinës mishërojnë idetë e tyre sot. Termokiss sot është në shërbim të të rinjve si një qendër alternative e shoqërimit.

Rrëfimet e kinemasë bashkëkohore të Kosovës

Zhvillimi i kulturës së kinemasë në Kosovë dhe kuptimi i ndërveprimeve të saj me jetën shoqërore varet nga praktikat e reja arkivore dhe nga zhvillimi i interpretimeve. Sot mund të themi se jemi në një kthesë të tillë.