Një film më ndryshe

Regjisorja nuk u bën thirrje të rinjve të braktisin vendin e tyre dhe të mësyjnë qendrat urbane në kërkim të një jetese më të mirë. Por ata me aq sa munden, në mënyrë krejt të pavarur, aktivizohen dhe mundohen të tejkalojnë rutinën e tyre provinciale duke sjellë grupe muzikore në kafenenë e fshatit të quajtur Fabrika, ndërsa Venera dhe shoqja e saj Dorina sfidojnë moralin konservator dhe konventat tradicionale lokale përmes eksplorimeve seksuale. 

Çfarë është kjo faza e dytë e Lumbardhit

Pas pjesës së parë të intervistës të përqëndruar mbi "të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kino Lumbardhit," ndajmë pjesën e dytë të bisedës me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, mbi aktivitetet e Fondacionit në "Fazën II".

Një vështrim në restaurimin e kalasë së Prizrenit

Punimet për mbrojtjen e vlerave të trashëgimisë kulturore në fakt duhet të synojnë ruajtjen e ekzistencës së strukturave origjinale dhe ekzistuese të këtyre vlerave. Në këtë kuptim, është e nevojshme të dëgjohet filozofi dhe kritiku i artit anglez John Ruskin. Sipas Ruskinit restaurimi është gjëja më e keqe që mund t'i ndodhë një monumenti, është plotësisht një shembje. Rivendosja e arkitekturës më të bukur dhe më të madhe është po aq e pamundur sa ringjallja e të vdekurve. Në këtë drejtim, sugjerimi i Ruskinit për ruajtjen e cilësive origjinale të një ndërtese është: “Vëzhgoni me shumë kujdes monumentin e vjetër. Numëroni gurët e tij, nëse fillon të copëtohet, lidheni me tela hekuri, vendosni mbështetëse që të mos shembet, mos u preokuponi me shëmtinë e asaj që keni bërë për ta shpëtuar, humbja e një shkopi vlen më shumë se humbja e një gjymtyre”. Me fjalë të tjera, të ruash një ndërtesë do të thotë të transferosh strukturën e saj origjinale në të ardhmen sado që të jetë e mundur, pavarësisht nga kostoja. Edhe pse punimet restauruese të kryera në Kalanë e Prizrenit i shërbyen deri diku këtij qëllimi, disa ndërhyrje e dëmtuan teksturën origjinale të kalasë.

Institucionalizimi i kinemasë në Kosovë – Hapat e parë

Sidomos gjatë viteve 1950-1960 u hodhën hapa të rëndësishëm për masivizimin e kinemasë. Si në Jugosllavi ashtu edhe në Kosovë filluan të ndërtohen sallat e kinemasë, në shkurt të vitit 1952 në Kosovë u hapën kinematë Bistrica-Lumbardhi në Prizren dhe kinemaja Omladina-Rinia në Prishtinë. 

Pykë dhe Presje

Pykë dhe Presje u krijuan në të njëjtën kohë si dy subjekte të ndryshme që mbështesin njëra-tjetrën. Ky subjekt një gamë të gjerë aktivitetesh nga botimi i librave tek seminaret, nga printimi i fanzinë deri tek shitja e disqeve dhe posterave. Ne biseduam me themeluesit e Pykë&Presje, Tevfik Rada dhe Somer Şpat.