Po sikur të jetë një udhëtim

Së bashku me kuratoren Övül Durmuşoğlu, vizituam instalacionet e bëra në kuadër të Bienales të 3-të Autostrada këtë vit dhe morëm informacion në lidhje me përmbajtjen e këtyre instalacioneve. Së pari, ne u ndalëm pranë Shtëpisë së Kaltër në rrethin e Nënkalasë dhe vizituam instalacionin e quajtur Emigranti.

Bienalet në një pikë janë padyshim një fushë rezistence!

Ne realizuam një reportazh me Övül Durmuşoğlu e cila bashkë-kuroi festivalin e 3-të të Bienales Autostrada me Joanna Warsza në lidhje me kuptimin e bienaleve sot, infrastrukturën, funksionin dhe rëndësinë e festivalit, i cili mbahet në Kosovë. Övül u shpreh se festivalet patën një ndikim shumë të rëndësishëm në politikat kulturore të vendit dhe qytetit, veçanërisht në 20-25 vitet e fundit, si dhe theksoi se ato u instrumentalizuan falë disa festivaleve.