Sikurse të gjitha ndërveprimet e njeriut me rrethin e tij, migrimi si fenomen le prapa gjurmë edhepse kjo ka të bëjë me ndarjen fizike nga vendi ku ai/ajo jeton.
Familjet e tëra u larguan nga shtëpitë e tyre, ndonjëherë i shitën ato për shumë pak para në mënyrë që të financonin udhëtimin e ardhshëm drejt të së panjohurës. Shkollat humbën nxënësit e tyre, klasat ishin lënë me vende të zbrazëta, gjyshet ishin lënë vetëm.
Ndryshe nga emigrantët që vijnë nga Lindja e Mesme dhe Afganistani, Kosovarët mbushën autobusët drejt kryeqytetit serb për të ndjekur tutje rrugën me mjete të tjera të transportit dhe gjetën veten pranë barrierave të autostradës afër kufirit me Hungarinë.
Me kalimin e kohës u krijuan shtigjet, sikur toka të kujtonte të gjithë ata që kishin kaluar andej pari. Dokumentet, letrat e përkohshme të identifikimit, veshmbathjet dhe gjësendet e tjera personale u shpërndanë në të gjithë fushat në veri të Suboticës.