Foto: Suer Celina

Mimoza Çeku Rogova, e cila është e diplomuar në psikologji klinike, ka marrë një rol aktiv në institucionet për personat me aftësi të kufizuara dhe ka menaxhuar degën e Prizrenit të Shoqatës Down Syndrome Kosova për 7 vitet e fundit dhe po ashtu menaxhon edhe një punë të sajën private për 3 vite. Duke thënë se njeriu duhet të prodhojë pa u dorëzuar në jetën e tij, Çeku nënvizon se nga pikëpamja psikologjike duhet pasur një angazhim edhe nëse atë e bën vullnetarisht. Me Mimozën biseduam gjatë për përfaqësimin e grave në qytet, sipërmarrjen dhe personat me aftësi të kufizuara.

Për reportazh u takuam në dyqanin e Mimozës. Fillimisht zgjodhëm një vend të mirë për fotot që do bëja gjatë intervistës dhe më pas filluam të bisedonim. Pyetja e parë ishte për përfaqësimin e grave.


Duke thënë se nuk mund të flasim për përfaqësim në përgjithësi, Mimoza thotë se në qytetet e vogla si Prizreni, gratë e kanë problemin e injorimit, këtë e ndjejnë më shumë në vende si Prizreni, por gjeneratat e reja e zhvillojnë këtë vetëdije të përfaqësimit dhe kjo sjell një ndryshim. Duke theksuar se si grua, ajo përpiqet të përfaqësojë gratë në çdo medium, Çeku thotë se “Unë mundohem të luftoj në shtëpi, në punë, në familje dhe kudo që jam.”

Duke thënë se ajo që e lëndon më së shumti është se disa gra ende nuk mund ta arrijnë këtë vetëdije, Çeku tha: “Ne kemi luftuar kundër rendit të dominuar nga burrat që kur kemi lindur.” Mendojeni këtë, që kur keni lindur filloni të luftoni me vlerat që ju kanë mësuar ose me vlerat që ju kanë shtypur. Disa gra ende nuk e kuptojnë këtë, por një ndërgjegjësim është zhvilluar tek brezi i ri, ka një brez që e dinë se gratë mund të bëjnë gjithçka në çdo fushë. Problemet nisin në shtëpi, në familje. Sepse ajo që të kanë mësuar është se je grua dhe çfarëdo që të bësh duhet të konsultohesh me një burrë. Kushdo qoftë ai; babai, vëllai apo bashkëshorti.

Por nuk mund ta përgjithësoj, jo të gjithë janë njësoj. Rreth meje ka shumë njerëz që janë të vetëdijshëm për barazinë, por në anën tjetër çdo ditë mund të takosh njerëz që nuk janë të vetëdijshëm për këtë. E kam fjalën për një grup njerëzish që nuk i njohin të drejtat e tyre. Prizrenin e quajmë qytet multietnik, multikulturor, pra çdo gjë është multi në këtë vend”.

Aftësia udhëheqëse e gruas është e jashtëzakonshme

Duke u shprehur se gratë kanë një fuqi të pabesueshme në çdo fushë, Mimoza tha: “Qoftë në punë, në shtëpi apo në luftën kundër sëmundjeve, ato kanë një fuqi të madhe. Dhe kur e shikojmë në përgjithësi, mund të them se janë shumë pak burra që mund t’i kapërcejnë të gjitha këto në të njëjtën kohë. Sigurisht që nuk do të ishte e drejtë të përgjithësohej, ka burra që mund ta bëjnë këtë, përkundrazi, ka gra që nuk i përballojnë dot. Por mund të them se “Aftësia udhëheqëse e gruas është e jashtëzakonshme”.

Duke argumentuar se gratë vazhdojnë luftën e tyre në fusha të ndryshme, Mimoza mendon se Prizreni ndonëse nuk paraqet mundësi në pjatë të artë, ajo pret shumë më tepër nga gratë sepse disa prej tyre ende nuk janë të vetëdijshme për fuqinë që e posedojnë.

Si grua mund të bësh gjithçka, por kjo gjë mund t’ju kushtojë. Mundësia është e frikshme. Dhe është vërtet e rëndë.

Mimoza Çeku Rogova



Duke folur me Mimozën, erdhëm tek siguria në qytet. A është qyteti i sigurt për gratë? A është vërtet e pranueshme të mos jeni në gjendje të bëni gjithçka që dëshironi në çdo kohë të ditës? Mimoza u përgjigjet pyetjeve të mia kështu:

Mendoj se askund në botë një grua nuk mund të lëviz rehat në çdo orë të ditës si një burrë.
Një cep i largët, një rrugicë e errët është gjithmonë alarmante. Si grua mund të bësh gjithçka, por kjo mund t’ju kushtojë. Mundësitë janë të frikshme. Dhe kjo është diçka vërtet e rëndë. Pamundësia për të shkuar nga një vend në tjetrin. Ju mund ta kapërceni këtë frikë, por kjo mund t’ju sjellë një rrezik me të. Një vështrim në të dhënat e policisë do të mjaftojë për të kuptuar shqetësimet tona. Sidomos duke pasur parasysh vrasjet e grave… Shkurt, nuk është e sigurt. Por ky nuk është vetëm problem i Prizrenit. Në këtë renditje, gruaja nis 1-0 prapa dhe vazhdon kështu në çdo fushë. Pra kemi dy zgjedhje para nesh. Ose pengohemi dhe dorëzohemi në çdo vështirësi. Ose do të luftojmë çdo sfidë që na del përpara. Zgjedhja ime është ta luftoj këtë situatë në Prizren. Prandaj mora atë rrugë dhe nëse këto përpjekje i quajmë luftë, lufta ime vazhdon.

Si një grua sipërmarrëse çfarë mendoni për problemet ekzistuese në këtë fushë?

Unë e dua qytetin tim. Dua të bëj diçka këtu. U zgjova një mëngjes dhe thashë se do të hap biznesin tim. Edhe pse mund të zhvilloj biznesin tim në një qytet më të madh; në të mirë e në të keqe, më pëlqen të jetoj në këtë qytet. Kur vendosa për herë të parë për këtë sipërmarrje, së pari bëra disa kërkime dhe shikova nevojat e mia. E para prej tyre ishte avansimi profesional. Kam kryer trajnime mbi lulet dhe çokollatën në Stamboll. Edhe shefi im i Cokollates në Turqi erdhi në hapjen e dyqanit. Qëllimi im ishte t’u ofroj njerëzve produkte që ata mund t’i gjejnë së bashku në raste të veçanta. E zhvillova biznesin tim me kalimin e kohës, po ashtu e përmirësova veten gjatë punës. Ndonjëherë pengohesh, por duhet të jesh e guximshme. Por ju duhet të dini se për çfarë do të luftoni, është thjesht guxim injorantësh të përpiqesh vazhdimisht të luftosh atë që do të humbasësh. Sinqerisht, nuk po i referohem termit “e suksesshme”. Thjesht mundohem të bëj më të mirën dhe do të vazhdoj të punoj që puna ime të arrijë në vendet që dua. Edhe familja ime ka qenë shumë mbështetëse. Shumë nga njerëzit përreth meje më mbështetën. Por këtë rrugë unë e fillova vetëm! Nëse do të fitoj tani e tutje, do të fitoj, nëse do të humbas, do të humbas unë. Por ndërgjegjja në shoqërinë tonë fatkeqësisht nuk është në nivelin e dëshirueshëm. Punoja, luftoja me vështirësi, dhe vinte dikush më thoshte se je grua dhe nuk e bën dot. Nuk ka botë të tillë. Por fatkeqësisht, një botë e tillë ekziston! Fatkeqësisht, në Prizren, ende ka nga ata që e gjejnë forcën për ta lënë gruan të punojë me pretekstin që ajo ta kalojë vetëm kohën e saj të lirë. Burrat përpiqen të ndikojnë ekonomikisht tek gratë. Por fatkeqësisht vetëm burrat forcohen dhe gratë nuk e fitojnë lirinë ekonomike. Unë i admiroj gratë që kanë vetëbesim, përpiqen, punojnë dhe kanë sukses.

Foto: Suer Celina

Ka gra që punojnë në botën e punës, ka gra që punojnë në shtëpi dhe ka gra që punojnë edhe në shtëpi edhe në punë. Dhe të gjitha e bëjnë punën e tyre me përgjegjësi dhe me super forcë. Gjëja e rëndësishme këtu është të ndajmë jetën në mënyrë të barabartë.
Ne themi barazi, prandaj është e rëndësishme të jemi në gjendje të ruajmë jetën në mënyrë të barabartë pa diskriminim midis burrave dhe grave. Disa përgjegjësi për nevojat e shtëpisë mund t’i lihen gruas. Megjithatë, është e papranueshme të karakterizohen këto përgjegjësi si roli i gruas.

A mund të flasim për mbështetjen e ndarë për gratë sipërmarrëse?

Ka shumë pak mbështetje për gratë sipërmarrëse. Ndoshta ekziston një logjikë si ajo se që çfarë mund të bëjë një grua më shumë. Po mendohet cekët. Nuk mjafton të thuash merre një shumë të vogël dhe bëj çfarë të duash. Ndodh që ndonjëherë dëshironi të mbroni diçka, por më së shumti e shkatërroni atë. Ky është rasti, sigurisht.

Mimoza, ju jeni menaxhere e Degës së Down Syndrom Kosova në Prizren. Do të doja të vija tek vështirësitë, nevojat e personave me sindromën Down dhe aktivitetet e shoqatës.

Kur përpiqesh të flasësh për të drejtat e personave me Sindromën Down, sigurisht që nuk mund të flasësh vetëm për to. Ne i mbështesim dhe I kërkojmë të drejtat e tyre,në raste kur ata nuk mund të kërkojnë të drejtat e veta, është përgjegjësia jonë t’u hapim atyre një hapësirë ​​për të kërkuar të drejtat e tyre. Kjo është përgjegjësia jonë ndaj botës. Ka shumë komunitete që luftojnë për të drejtat e tyre. Ne vërtet përpiqemi t’i thyejmë kufijtë. Ne nuk mund t’i privojmë dikujt të drejtat e tij vetëm sepse ai nuk mund të kërkojë të drejtat e tij. Do të ishte më e shëndetshme të flitej për të gjithë personat me aftësi të kufizuara, jo vetëm për sindromën Down. Për sa i përket nevojave të personave me sindromën Down, ata kanë nevoja bazë ashtu si të gjithë ne. Pra, çfarë janë këto? Edukimi, Arsimimi, punësimi etj. Ne kemi ligje që mbrojnë të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, por sa respektohet është e diskutueshme. Për të krijuar sensibilizim në shtet dhe shoqëri, kemi aktivitete të ndryshme.

Mendoj se të gjithë jemi dakord që ka disa ndryshime, por kjo nuk mjafton dhe përpjekja jonë është që të mbështesim personat me sindromën down të ​​jetojnë një jetë të pavarur në të ardhmen. Intervenimi I hershëm për personat me sindromën Down, do të ofron gjithashtu lehtësi për shtetin, sepse nëqoftëse mund të marrin mbështetjen e duhur në kohë, ata do të jenë persona të pavarur nesër dhe shumica prej tyre do të vazhdojnë jetën e tyre duke qëndruar në këmbët e tyre. Por nëse nuk mund ta ofrojmë këtë mbështetje, atëherë mund të lindin probleme, dhe ne do të krijojmë persona që kanë nevojë për kujdes gjatë gjithë jetës së tij. Ata janë qytetarë të vendit tonë. Gjithçka që u duhet është vetëm t’i jepen të drejtat e tyre.

Kohët e fundit në përgjithësi ka filluar të zhvillohet ndërgjegjësimi ndaj personave me aftësi të kufizuara. Sepse e gjithë bota filloi të reagojë ndaj këtij ndërgjegjësimi. Si shtet, sektor privat, organizata joqeveritare dhe si shoqëri, duhet të luftojmë së bashku për këto të drejta. E dini çfarë është më e keqja, ka një ndjenjë keqardhjeje në një turmë. Nuk ka nevojë për keqardhje, ne duhet të jemi në gjendje të integrojmë personat me aftësi të kufizuara në shoqëri. Karshi personave me sindromën Down është bërë relativisht normalë në vendin tonë, kjo ndoshta pse aspektet e tyre sociale janë të zhvilluar, por një person autik ende mund të mos del jashtë lirshëm, ende është e mundur të paragjykohen prej rethit. Dhe kjo na tregon se si shoqëri jemi në fillimet e këtij ndërgjegjësimi.


Si shoqatë, që nga viti 2007 ne nuk kemi punuar vetëm për Avokim të drejtave të tyre, por gjithashtu  ofrojmë shërbime terapeutike si intervenimi dhe edukimi I hershëm, programe për Autonomi dhe Aftësim profesional, avokojmë vazhdimisht në qeveri, komunat lokale, për realizimin e të drejtave,p.sh. ne dikur përpiqeshim që personat me sindromën Down të pranoheshin në shkollë, tani përpiqemi të kujdesemi për ata që pranohen në shkollë që të kenë një gjithëpërfshirje të mirëfilltë.

Unë gjithmonë mundohem të jem optimiste. Jetojmë në një vend që ka kaluar një luftë në një kohë jo shumë të largët, jetojmë në një qytet të vogël. Më duket e natyrshme që disa gjëra kërkojnë kohë, por kjo gjendje duket se po zgjat shumë!

Ka nga ata që vërtet i mbështesin personat me aftësi të kufizuara në mënyra shumë të ndershme. Por ka edhe nga ata që mund të ofrojnë një vend pune por, thonë rrini në shtëpi dhe unë do t’ju paguaj për një kohë. Po flasim për një jetë dhe ajo duhet të ketë vazhdimësi. Personat me aftësi të kufizuara duan të pranohen në shoqëri, dhe të shohin me të vërtet se janë të dobishëm. Si të gjithë ne. Ka situata që nuk mund t’i përballoni edhe nëse përpiqeni të krijoni empati. Për shembull; Mendojeni një person me aftësi të kufizuar fizike në një karrocë. Nëse zbret në qendër të qytetit dhe e pi një kafe, që është zakon i të gjithëve,por personi në karrocë për nevojat e tij të tualetit duhet të shkojë në shtëpi, sepse gati asnjë vend në qytet nuk ofron kushte elementare për personat me aftësi të kufizuara.

Por ka vende të tilla që mendja të ndalet përballë mundësive që ato ofrojnë. Bëmë një vizitë në një fabrikë në Gjermani. Nuk e mbaj mend diagnozën e saktë të tij, por ishte një person në karrocë që nuk mund të lëvizte fare. Ishte krijuar një mundësi me një teknologji të veçantë që ai të bënte punë vetëm me lëvizjen e syve. Kurse ne ende i bllokojmë rrugën për në shtëpi, e pengojmë të hyjë në një dyqan etj etj.

Së fundi, a ka ndonjë gjë që dëshironi të shtoni?

Është realitet, vështirësitë që sjellin kushtet e jetesës sot, por nuk mund të largohemi nga njerëzimi edhe kaq, nuk mund të qëndrojmë të mpirë, kjo gjë është vërtet shumë e frikshme.

© PRIZMA MEDIUM

Intervistë: Suer Celina

Kjo intervista përkrahet nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.”