Sa të drejta të barabarta kanë banorët e rruzullit tokësor në shekullin XXI?

Kush kujdeset për drejtësinë e qytetit? A është drejtësia vetëm për njerëzit e sotëm që janë homo-sapiens? Ku ndodhen kafshët në drejtësinë urbane? Sa e kemi parasysh natyrën kur projektojmë qytetin? A është drejtësia e qëndrueshme urbane një koncept i largët për ne? Cilat profesione janë në ndërveprim simbiotik me sistemin e drejtësisë dhe priren të kenë një ndikim të drejtpërdrejtë në drejtësi, derisa ato i shtyjnë çështjet e drejtësisë urbane nga një problem social në një thellësi filozofike, është e vështirë të mos mendosh se ku qëndrojmë ne arkitektët dhe artistët në këtë fushë.

“Komunitetet presin mundësinë për të kontribuar”

Për përfaqësimin e komuniteteve dhe qëndrimin e komunitetit turk diskutuam me Fikrim Damkën, kryetar i Partisë Demokratike Turke të Kosovës. Damka tha se nëse mund ta kapërcejmë ndrojtjen e komunitetit shumicë për t'u caktuar detyra komuniteteve të tjera, atëherë kjo do të jetë e dobishme për të gjithë. Në një situatë të tillë, komunitetet mund të kontribuojnë shumë më tepër për të ardhmen e Kosovës.

Komunitetet, media dhe ekonomia

Me efektin e zhvillimit të teknologjisë dhe kapitalizmit, kanë ndodhur ndryshime dhe pritshmëri të reja në nevojat e shoqërive. Natyrisht, edhe format e komunikimit masiv kanë ndryshuar dhe shumë procese të ndryshme dinamike, veçanërisht ekonomia politike e medias, ka pasur një rol vendimtar. Kështu, mediat në pakicë numerike u shtrydhën nën presionin e determinizmit ekonomik.

Të drejtat e mohuara të grave në qytet

Për gratë në Prizren pavarësisht komunitetit që i takojnë apo grupeve të margjinalizuara, problemet me të cilat përballen ato, kanë përgjithësisht emërues të përbashkët. Mungesa e sigurisë në hapësira publike, mungesa e përfaqësimit politik, mospërfaqësimi simbolik në qytet, problemet e theksuara ekonomiko – social.

Mbi gjuhën dhe pjesëmarrjen

Pavarësisht nëse jemi të vetëdijshëm apo jo, gjuha si mjet komunikimi zë një vend të rëndësishëm në jetën tonë. Kjo çështje është më e ndjeshme dhe më kuptimplote për komunitetet joshumicë. Sepse ruajtja e gjuhës së tyre, mbajtja e saj gjallë, aftësia për ta parë në dokumente apo institucione zyrtare është një pjesë e rëndësishme e identitetit të tyre.

Një tavolinë për vete

Kafenetë e qyteteve, sikurse hapësirat e tjera urbane, historikisht janë dominuar nga burrat. Imazhi i një gruaje të ulur në tavolinë vetëm, për kënaqësi dhe rehati të saj, në Kosovë mbetet i rallë. Për të rimenduar pozitën e grave në hapësira publike, sugjeroj të fillojmë nga kafenetë që i kemi afër vendit ku jetojmë.

Gjuha rome formalizohet si gjuhë në përdorim zyrtar në Prizren

Kuvendi i Prizrenit ka aprovuar vendimin për njohjen e gjuhës rome si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë. Drejtuesit e ekzekutivit komunal kanë vlerësuar se me këtë vendimmarrje është zgjidhur njëra prej çështjeve më të rëndësishme për komunitetin rom që jeton në Prizren, për të cilën është punuar më shumë se një dekadë.