Drejt marrëveshjes

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë po vazhdojnë me një model në të cilin Bashkimi Evropian luan një rol lehtësues. Marrëveshja e synuar në bisedimet e nivelit më të lartë politik tregon sërish një proces, jo një rezultat përfundimtar. Ky proces titullohet “Marrëveshja drejt normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Përshtypjet nga një vend i zhvilluar

Kam jetuar rreth 6 muaj në Köln të Gjermanisë përmes programit të shkëmbimit të studentëve. Për të qenë i përshtatshëm me qëllimin e programit, doja të shkruaja këtë artikull për t’iu përgjigjur pyetjes së mëposhtme: "Ku gabojmë ne?"

Pensionistët dhe të rinjtë në Kosovën e Lirë

Shumë prej pensionistëve që jetojnë me vite në Kosovë, në njërën anë gëzohen që Kosova është shtet i lirë dhe i pavarur, nga ana tjetër dëshpërohen sepse nuk iu kushtua rëndësia e duhur, nuk u tregua respekti i pritur dhe kushtet e tyre të jetesës u vështirësuan pas luftës së Kosovës në vitin 1999, por ata mbajnë qëndrim të vendosur duke mos hequr dorë dhe besojnë se do vijnë kohë më të mira. Kah fundi i vitit 2022, përshtypje më la ajo që u parashtrua në një takim ku morën pjesë pensionistë dhe të rinj në Organizatën Komunale për Pensionistët dhe Punëtorët me Aftësi të Kufizuar në Prizren (vazhdimi në artikull: Shoqata e Pensionistëve të Prizrenit).

Ka nevojë për një reporter në terren

Gazetari me përvojë Enis Tabak deklaron se shtypi turk i Kosovës nuk është në nivelin e dëshiruar dhe se faqet ekzistuese të lajmeve nuk mund të forcojnë stafin e tyre dhe të caktojnë gazetarë në terren për shkak të vështirësive financiare.

Të mos mund të jesh grua në qytet

Qytetet kanë një kujtesë unike dhe u japin njerëzve ndjenjën e zotërimit të vlerave të tyre, veçanërisht duke rrënjosur ndjenjën e përgjegjësisë.Qoftë në kuptimin pozitiv apo negativ, qyteti bart të gjitha karakteristikat e strukturës së shoqërisë urbane. Në këtë kontekst, njerëzit duan të ndiejnë se i përkasin qytetit të tyre dhe ta dinë se e kanë të drejtën e fjalës.

“Gjithmonë nevojitet përpjekje në çështjet e komuniteteve”

Axhenda e deputetëve të komunitetit është më intensive se të tjerët, sepse në punët e komunitetit ka çështje delikate që mund të injorohen. Çështja nuk përfundon me përcaktimin e një të drejte të fituar, ajo gjithashtu duhet të zbatohet në praktikë.

Jemi të interesuar për shumë çështje, por të parët komunitetet

Me Fidan Jılta diskutuam për çështjet që vijnë në axhendën e një deputeti/deputeteje. Në përmbledhje, ajo thotë se titujt kryesorë të çështjeve tashmë të përcaktuar, na vijnë natyrisht, por në fakt ne jemi të interesuar për çdo çështje; sidomos për çështjet që janë të lidhur me komunitetin…

Qyteti-Shteti dhe diskriminimi i grave Rome, Ashkali dhe Egjiptiane në Kosovë

Pavarësisht zhvillimit të hovshëm të globalizimit neoliberal gjatë 20 viteve të fundit, shtetësia me theks të veçantë shtetësia kombëtare ende nuk e ka humbur rendësinë e saj dhe ajo ende është e rregulluar fuqishëm nga shteti dhe mekanizmat e saj. Natyrisht edhe Kosova ka krijuar qasjen administrative për secilin/ën shtetas/e për një mundësi të tillë.

Arsimimi Turk në Fakultetin e Edukimit, Orientime, Reflektime

Fakulteti i Edukimit është një nga fakultetet më të njohura si të Universitetit tonë ashtu edhe të vendit tonë. Në Prizren është themeluar Fakulteti i Edukimit si njësi apo degë e Universitetit të Prishtinës. Po ashtu Fakulteti i Edukimit ka veçorinë e të qenit si një nga fakultetet me themelet më të vjetra. Fillimisht u themelua si Shkollë e Lartë Pedagogjike në vitin 1963-1964 për përgatitjen e mësuesve, natyrisht gjuha e mësimit ishte në të tri gjuhët dhe vazhdoi me programe të veçanta arsimore, pastaj në vitin 2010 u themelua Universiteti “Ukshin Hoti” i Prizrenit si universiteti i dytë shtetëror i Kosovës dhe kur u mor vendimi i themelimit të këtij Universiteti u hap edhe fakulteti ynë. Sot në këtë universitet ka gjashtë fakultete. Janë fakultete të ndryshme që japin mësim në gjuhën shqipe.

Planifikimi gjithëpërfshirës urban për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

…çdo qytet (shtet) është një bashkësi dhe se çdo bashkësi krijohet duke pasur një qëllim të mirë, (sepse të gjithë veprojnë për ta arritur atë që u duket atyre se është e mirë). Me t’u vendosur ky qëllim mund të themi se parasëgjithash ai synon dhe priret nga më e mira e gjithë të mirave të asaj bashkësie, që vendos dhe nënkupton në vetvete të gjitha të tjerat, dhe kjo është ajo që quhet qytet dhe bashkësi politike. (Aristoteli, Politika, libri i parë)