Dy komitetet e përhershme në Prizren procedojnë kërkesën për gjuhën rome

Dy komitetet e përhershme të Kuvendit të Komunës së Prizrenit kanë proceduar kërkesën për njohjen e gjuhës rome, si gjuhë në përdorim zyrtar në këtë komunë. Kësisoj ky propozim ka marrë dritën e gjelbër që të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Komunës, që është caktuar të mbahet në ditën e fundit të muajit tetor të këtij viti.

A do t’i përmbushë pritjet Samiti i Klimës COP27?

Rritja e temperaturave, pakësimi i burimeve ujore, rritja e nivelit të detërave dhe kriza globale e klimës prek të gjitha vendet e botës. Për shkak të aktiviteteve antropogjene, ne po shkatërrojmë ekosistemet, po ndryshojmë klimën dhe po destabilizojmë ekuilibrin tonë në planet.

Përfaqësimi i komuniteteve në një zonë luftimi

Emilija Redžepi “Komunitetet joshumicë kanë pothuajse të njëjtat probleme. Prandaj, përpiqem të jap të njëjtën mbështetje për të tjerët siç jap edhe për boshnjakët. Nuk dua që askush të ndiejë diskriminimin që kam ndjerë më parë unë," thotë ajo. Ky zë vjen prej një nga nivelet më të larta të menaxhimit që komunitetet kanë arritur ndonjëherë. Emilija Redžepi, si zëvendëskryeministre e Kosovës, merret me të drejtat e njeriut dhe çështjet e të drejtave të pakicave.

Gratë iraniane fillojnë luftën që nga hedhja e hapit të parë në rrugë

Kohët e fundit shohim se protestat në Iran janë bërë më të shpeshta. Deri më sot, ne i kemi parë gratë iraniane në të gjitha protestat, qofshin ato në shkallë të gjerë, të vogël apo jo drejtpërdrejt mbi të drejtat e grave. Me vdekjen e Mahsa Amini, këto protesta patën një atmosferë krejt tjetër. Sot, populli iranian mendon se ka shpëtuar imazhin e vendit. Dhe rezistuesit iranianë nuk duan një shtet që t'i shpëtojë, por duan që popujt e botës t'i shohin dhe t'i mbështesin. Ne folëm me regjisorin për dokumentarë, gazetarin dhe aktivistin Mehdi Shabani për protestat në Iran.

Të drejtat e mohuara të të moshuarve

Grupmosha e tretë e shoqërisë kosovare është pjesë e margjinalizuar e komunitetit meqenëse në baza ditore ballfaqohet me sfida dhe përjashtime sociale, ekonomike dhe infrastrukturore.

A është kjo jetë aq e largët sa një ëndërr për gratë?

“Ju u zgjuat në një ditë me diell, u përgatitët shpejt dhe ecët në stacionin e autobusit 400 metra larg shtëpisë suaj, fillimisht e dërguat fëmijën tuaj në kopshtin e lagjes suaj. Drekën e keni ngrënë në parkun e madh afër zyrës, nën pemë, në heshtje, pa iu shqetësuar njeri. Koncerti i mrekullueshëm në të cilin shkuat pas punës përfundoi në mesnatë. Autobusi që morët në kthim ju la në vendin që dëshironi, përveç ndalesave që kishte në stacione. Teksa ecje nëpër rrugët me drita drejt shtëpisë suaj, kishit parasysh mbledhjen e së nesermës të Këshillit të Grave të rrethit tuaj me zyrtarët komunal.”

“Çështja kryesore është barazia”

Osman Osmani thotë se “Çështja kryesore është barazia, pra të jesh i barabartë” dhe se është e pakuptimtë të flitet për integrimin e komunitetit rom në Kosovë. Kjo sepse romët jetojnë këtu prej shekujsh. “Vetëm ata që janë në pushtet në nivel lokal dhe qendror duhet t'u ofrojnë anëtarëve të komunitetit rom mundësitë e nevojshme për t'u ndjerë të barabartë me të tjerët. Duke thënë këto fjalë, Osman Osmani bën thirrje dhe thotë se: “Dua të jem i barabartë me të gjithë”.

Strategjitë për të cilat nuk dëgjuan akterët përgjegjës për zbatimin e tyre

Përveç që në Kushtetutën e Republikës së Kosovës qëndron se vizioni i Republikës së Kosovës është që Kosova të jetë një shoqëri që siguron të drejtat e të gjitha komuniteteve dhe i përmbushë standardet më të larta të respektimit të të drejtave të njeriut, kjo përcaktohet edhe në konventat ndërkombëtare relevante. Me këtë, shteti i Kosovës merr për obligim të promovojë dhe të sigurojë realizimin efektiv të të drejtave të komuniteteve, me qëllim të përfshirjes së tyre të plotë në të gjitha aspektet e jetës shoqërore në Kosovë. Ky, në fakt, është edhe misioni i secilës prej Strategjive për Integrimin e Komuniteteve Rome. Deri më sot, në periudha të ndryshme janë hartuar tre strategji të ndryshme për integrimin e komunitetit Rome. E para përfshin periudhën 2009-2015, e dyta 2017-2021 (ku është hequr komuniteti egjiptian) ndërsa tani është aprovuar Strategjia e re që përfshin periudhën 2022-2026. Por, çka janë Strategjitë për Integrimin të Komuniteteve Rome? Sa janë efektive këto strategji? Edhe sa strategji dhe plane të veprimit duhen për të evidentuar gjendjen e mjerueshme të këtij komuniteti dhe që të fillohet të punohet në përmirësimin e saj?

Dilema e komunitetit turk

Komuniteti turk kritikon veten për mbylljen e tyre në vetvete. Arsyen e kërkojnë tek vetja. Por i njëjti komunitet ndihet i lënë anash kur bën një hap përpara drejt integrimit. Kjo situatë qëndron si një paradoks para komunitetit. Nga njëra anë, kur ai tërhiqet ndihet i lënë anash; ndërsa nga ana tjetër, kur ai hapet ndihet sërish i lënë anash.