Në takimet e mbajtura sot (29.09.2021) në Bruksel, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, u arrit një marrëveshje në parim për çështjen e targave të automjeteve në pikat kufitare mes Kosovës dhe Serbisë. Pëfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, u takua veçmas me përfaqësuesit e të dyja palëve, Besnik Bislimi dhe Petar Petković.