Përballja me të kaluarën

Është e vështirë të përballesh me të kaluarën në një vend ku më shumë se 1600 persona janë ende të zhdukur edhe pas gati 24 vitesh. Sepse e shkuara të tërheq në burgun e kujtimeve të masakrave sistematike. Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hequr qafe këtë traumë.

Festivali i filmave të guximshëm

Inteligjenca Artificiale: Motoja e sivjetme e Doku Fest, i cili e dimë se ka prekur tema aktuale dhe universale në edicionet e mëparshme. U takuam me programuesin e Filmit të Shkurtër Samir Karahoda, për të folur për edicionin e 22-të të Doku Fest.

I AM AI AM I

Këtë vit, Festivali i 22-të Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër Dokufest, përcakton inteligjencën artificiale si koncept me moton I AM AI AM I, i cili përmban 104 filma konkurrues dhe mbi njëqind shfaqje speciale. Dokufesti me panel, program muzikor Dokunights dhe punëtori për fëmijë do të mbahet nga data 04 - 12 gusht.

Žilnik: Me dinamikë të re në mund të forcojmë solidaritetin tonë rajonal

Želimir Žilnik e takova për herë të parë në vitin 2016 në Festivalin e Filmit në Ankara. Më 1 maj mbajtëm një fjalim për përvojën e tij filmike, duke filluar nga të drejtat e punëtorëve. U takuam në Beograd dy vjet më vonë dhe ne i thamë se si në fondacionin Lumbardhi do të donim të bënim një retrospektivë të filmave të tij. Pas 10 sekondave të para ai tha: "Mirë, do ta bëjmë" dhe pasi e tha këtë me energjinë e tij të zakonshme ai na foli për çështje aktuale, po ashtu na prezantoi me studentët disidentë. Kështu, në kantinën qendrore të Universitetit të Beogradit, Žilnik, studentët disidentë, ne dhe disa kosovarë u gjendëm në mes të një bisede të zjarrtë. Energjia transformuese e Žilnikut u pasqyrua këtë herë në mensën e Universitetit të Beogradit.

Ballafaqimi me të kaluarën

Ne nuk mund të krijojmë një të ardhme paqësore pa kaluar përmes periudhës së drejtësisë tranzicionale dhe pa u ballafaquar me të kaluarën. Nëse nuk ballafaqohemi me të kaluarën, të njëjtat krime mund të përsëriten. Prandaj, drejtësia tranzicionale është e domosdoshme.

Filmi i animuar “Shtëpia”

Filmi i animuar “Shtëpia” me regji të Flaka Kokollit tregon për një vajzë që tenton të largohet nga shtëpia – por shtëpia e ndjek kudo që ajo përpiqet të shkojë. Sa më shumë largohet nga shtëpia, aq më shumë shtohet barra e shtëpisë që mban. Në momentin që ajo merr vesh se nuk mund të largohet nga shtëpia, ajo kthehet për t'u përballur me të. Ndërkohë përballja me shtëpinë, e bëri atë të zbulonte shtëpinë në gjoksin e saj. Kështu fillon një përplasje e brendshme mes saj dhe shtëpisë.

Peizazhe të riparimit dhe resistencës

Manifesta 14 Prishtina, është partner në edicionin e 21-të të DokuFestit (festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër), për shfaqjen e një programi special. I kuruar nga ndërmjetësuesja kreative e Manifesta 14 Prishtina Catherine Nichols, Landscapes of Repair and Resistance shfaq tre pjesëmarrës në Bienalen Nomade Evropiane. Programi përmban tri shfaqjeve dhe një diskutimi, të gjitha në temën e peizazhit, duke ndërthurur këtë me rrëfime historike dhe bashkëkohore të rezistencës, rikuperimit, shërimit dhe riparimit.

Rebelim i përditshëm

Në kuadër të DokuFestit – Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, që mbahet për herë të 21-të këtë vit në Prizren, përveç shfaqjeve të filmave dhe dokumentarëve organizohen edhe ngjarje të ndryshme. Midis tyre janë edhe diskutimet në panele të cilat vënë në dyshim këtë industri dhe se ku po shkon bota në përgjithësi.

Tre nga regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën nëpër festivale ndërkombëtare, kanë ndërlidhje me DokuFest

Pas përpjekjes së një grupi miqsh për ringjalljen e një objekti të kinemasë, sot në Prizren ekzistojnë 16 salla të kinemasë. Tre regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën në festivalet ndërkombëtare të vitit 2021, kanë ndërlidhje me DokuFest. Ne folëm me Eroll Bilibanin, i cili është producent i filmave 'Në Mes' dhe 'Pa Vend', po ashtu edhe udhëheqës i DokuLab.

20 vjet me DokuFest

Dokufest u themelua në vitin 2002 me iniciativën e një grupi miqsh. Me kalimin e kohës, festivali i kaloi kufijtë e vendit dhe rajonit dhe fitoi reputacionin e një festivali të filmit të shkurtër dhe dokumentar, me programet më të mira të filmit në Evropë.“Kosova njihet më shumë për konflikte sesa për kulturë, por një përzierje e festivalit të filmit, festave dhe arteve në Prizren, qyteti më i bukur në vend, krijon një efekt të mrekullueshëm,” tha Kim Wills, në raportin e gazetës The Guardian me titull “Një Festival filmi në Kosovë”. Sot, Dokufest, përtej një festivali është edhe një organizatë kulturore që zhvillon programe edukative dhe shumë aktivitete të ndryshme kulturore. Në serinë që e nisëm me temën e 20 vjetorit të Dokufestit, u përpoqëm të flasim për Dokufestin në 20 vjet, me Veton Nurkollarin, një nga themeluesit dhe drejtor artistik i festivalit.