Inteligjenca artificiale përmban shprehje njerëzore

Me Ali Cindoruk biseduam për Prizrenin, Doku Fest-in, inteligjencën artificiale dhe moton e edicionit të fundit të festivalit, i cili njëherit zhvilloi dhe dizajnoi moton I AM AI AM në edicionin e sivjetshëm të Doku Fest. Edhe pse 22 edicione të festivalit kanë mbetur pas, është më e përshtatshme që kjo moto të vazhdojë të diskutohet edhe pasi ka përfunduar festivali.

Përballja me të kaluarën

Është e vështirë të përballesh me të kaluarën në një vend ku më shumë se 1600 persona janë ende të zhdukur edhe pas gati 24 vitesh. Sepse e shkuara të tërheq në burgun e kujtimeve të masakrave sistematike. Megjithatë, nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të hequr qafe këtë traumë.

Nëse ka dhunë, nuk ka dialog

Procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë u ndal sërish si pasojë e protestave të dhunshme. Për zgjidhjen e kësaj krize të re kërkohet të ulet tensioni, të organizohen zgjedhje të reja lokale në të cilat do të marrin pjesë njerëzit e këyre komunave dhe të kthehen sërish në tryezën e dialogut për bisedime.

Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksander Vuciq, me datën 27 shkurt në Bruksel kanë mbajtur takimin e nivelit të lartë, ku verbalisht kanë pranuar marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Më pas, me datën 18 mars në Ohër të Maqedonisë së Veriut, u zhvillua një takim tjetër midis dy liderëve lidhur me aneksin implementues të marrëveshjës.

1 Maji në kuptimin e luftës ndaj diskriminimit

Sot është 1 Maji, Dita e Punëtorëve. Lëvizja e 1 Majit, e cila filloi në Australi, vazhdoi me protestat në SHBA dhe shpejt gjeti pasqyrimin e saj në Evropë. Çështja nuk qëndron vetëm tek të drejtat e punëtorëve. Për herë të parë, pavarësisht nga ngjyra e lëkurës, punëtorët kanë zhvilluar një luftë klasash së bashku dhe kanë arritur një konsensus për të hapur rrugën për betejat e ardhshme. Në shekullin e 20-të, betejat e zhvilluara në procesin e mbrojtjes së të drejtave të punëtorëve që jetojnë në vendet lindore, perëndimore dhe në vendet e painkuadruara e kanë pasuruar më tej kuptimin e Ditës së Majit.

Studime mbi ndikimin e medias

Në artikujt e serisë mediatike ndërsa diskutonim për median dhe të ardhmen e saj, ne gjithashtu u ndalëm pjesërisht te ndikimi. Ne kemi përmendur se si diskutimi për ndikim të kufizuar dhe ndikim të fortë të medias është bërë i pakuptimtë. Sepse në mediat e reja janë shfaqur formate në të cilat blerësi mund të jetë botues dhe gazetari mund të kthehet në një medium ku mund të jetë edhe reporter, edhe ekspert edhe shef. Kështu, qasjet dhe debatet tradicionale etike mbetën të shtangura. Natyrisht, ndërsa thelbi i parimeve kryesore mbetet konstant, një etikë gazetareske për mediat e reja duhet të riorganizohet, sepse asnjë prej nesh (as blerësit dhe as prodhuesit e përmbajtjes) nuk dëshirojnë të tërhiqen zvarrë në një botë mediatike distopike gjithnjë e më të pasigurt.

Zgjedhje të qeta, rezultate që dihen!

Zgjedhjet në 4 komuna, në veri të Mitrovicës kaluan pa probleme dhe të qeta. Mirëpo, në shifra ka reflektuar edhe pjesëmarrja e ulët dhe bojkoti i Listës Serbe, duke e bërë të diskutueshme legjitimitetin e zgjedhjeve.

ETIAS-i pas vizës

Pasi Kosova mori liberalizimin e vizave nga Bashkimi Evropian, të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor fituan të drejtën dhe lirinë e udhëtimit. Megjithatë, kjo nuk do të thotë se në praktikë regjimi i vizave ka marrë fund. Praktika e vizave po shndërrohet në autorizim udhëtimi. Me sistemin ETIAS, Bashkimi Evropian vazhdon përpjekjet për të minimizuar shqetësimet mbi sigurinë. Proceset e aplikimit dhe vlerësimit për vizë, që ndonjëherë mund të zgjasin me muaj, zëvendësohen me mundësi teknologjike, të cilat kthehen në një sistem autorizimi për udhëtim.

Nga çështja e targave tek zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat veriore

Zgjedhjet e jashtëzakonshme në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës erdhën si pasojë e një sërish ngjarjesh që iu paraprinë qysh nga mesi i vitit 2021. Çështja e targave me akronime serbe si KM, PZ, PR e të ngjashme ishin temë e diskutimit në kuadër të dialogut të zhvilluar mes Kosovës dhe Serbisë të ndërmjetësuar nga BE-ja qysh prej vitit 2011. Konsiderohet se afër 10.000 targa me akronime serbe - sikurse KM, PZ, PR, e të ngjashme - qarkullojnë në veriun e Kosovës.

Dokumentarë nga rajoni mbi median dhe gazetarinë që ia vlen t’i shohësh: Nga dallohet dokumentari i mirë?

Studiuesi dhe teoricieni i filmit Bill Nichols thotë se ka gjashtë lloje dokumentarësh - poetikë, ekspozues, reflektivë, vëzhgues, performues dhe pjesëmarrës - secili me karakteristikat e veta dalluese. Kjo ka të bëjë me mënyrën se si tregohet ngjarja apo historia nga autori. Një dokumentar poetik flet kryesisht me panorama apo imazhe, me pak intervista, ose pa intervista fare, dhe pa rrëfim në sfond. Me fjalë të tjera, përgjegjësia bie mbi drejtorin e fotografisë që të përzgjedhë imazhe interesante që e shtjellojnë vetë historinë.