Një hapësirë alternative shoqërore: Termokiss

Termokos është themeluar në vitin 1970, si sistemi i ngrohjes qendrore në kryeqytet, Prishtinë. Zhvillimi i kapaciteteve u bë në vitet 1990, por ky plan nuk mundı të realizohej në atmosferën e tensionuar të asaj periudhe. Ndërtesa e sapondërtuar ka mbetur në formën e katër mureve pa u mbuluar me çati. Askush nuk do ta kishte menduar se ndërtesa do të bëhej një vend alternativ ku të rinjtë e Prishtinës mishërojnë idetë e tyre sot. Termokiss sot është në shërbim të të rinjve si një qendër alternative e shoqërimit.

Ballafaqimi me të kaluarën

Ne nuk mund të krijojmë një të ardhme paqësore pa kaluar përmes periudhës së drejtësisë tranzicionale dhe pa u ballafaquar me të kaluarën. Nëse nuk ballafaqohemi me të kaluarën, të njëjtat krime mund të përsëriten. Prandaj, drejtësia tranzicionale është e domosdoshme.

Filmi i animuar “Shtëpia”

Filmi i animuar “Shtëpia” me regji të Flaka Kokollit tregon për një vajzë që tenton të largohet nga shtëpia – por shtëpia e ndjek kudo që ajo përpiqet të shkojë. Sa më shumë largohet nga shtëpia, aq më shumë shtohet barra e shtëpisë që mban. Në momentin që ajo merr vesh se nuk mund të largohet nga shtëpia, ajo kthehet për t'u përballur me të. Ndërkohë përballja me shtëpinë, e bëri atë të zbulonte shtëpinë në gjoksin e saj. Kështu fillon një përplasje e brendshme mes saj dhe shtëpisë.

Peizazhe të riparimit dhe resistencës

Manifesta 14 Prishtina, është partner në edicionin e 21-të të DokuFestit (festivali ndërkombëtar i filmit dokumentar dhe të shkurtër), për shfaqjen e një programi special. I kuruar nga ndërmjetësuesja kreative e Manifesta 14 Prishtina Catherine Nichols, Landscapes of Repair and Resistance shfaq tre pjesëmarrës në Bienalen Nomade Evropiane. Programi përmban tri shfaqjeve dhe një diskutimi, të gjitha në temën e peizazhit, duke ndërthurur këtë me rrëfime historike dhe bashkëkohore të rezistencës, rikuperimit, shërimit dhe riparimit.

Rebelim i përditshëm

Në kuadër të DokuFestit – Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër, që mbahet për herë të 21-të këtë vit në Prizren, përveç shfaqjeve të filmave dhe dokumentarëve organizohen edhe ngjarje të ndryshme. Midis tyre janë edhe diskutimet në panele të cilat vënë në dyshim këtë industri dhe se ku po shkon bota në përgjithësi.

Kinema Jusuf Gervalla

Kinemaja Jusuf Gërvalla, gjendet në afërsi të qendrës së qytetit të Pejës, afër teatrit Istref Begolli dhe buzë lumit Lumbardhi që rrjedh nga Lugina e Rugovës dhe e ndan qytetin në dy pjesë. Në vitin 1920, kinematë e para u hapën brenda rajonit. Çudi dhe mrekulli që këto kinema të hershme krijuan shprehjen “fantazi mbi pëlhurë”. Kinemaja Jusuf Gërvalla i ka rrënjët që nga fillimi i viteve 1950. Në ndërtimin e saj, kinemaja kishte teknologjinë më të fundit kinegrafike dhe ishte zemra kulturore e qytetit.

Bienalja që ua kthen qytetin qytetarëve

Kryeqyteti ynë u përzgjodh për të qenë nikoqir i edicionit të 14-të të bienales nomade europiane Manifesta. Sikurse e thotë edhe vet fjala bienale, Manifesta mbahet çdo të dytin vit në një qytet të ndryshëm evropian. Edicionet e mëparshme të mbajtura në qytete si Palermo, Marseille, Shën Petersburg apo edhe Nicosia, ju sollën qyteteve artin bashkëkohor i cili u shkri në peisazhet urbane dhe me vete solli një numër të konsiderueshëm vizitorësh nga e mbarë bota. Për të biseduar për Manifestën, u takuam me Teuta Hoxha Jahaj, zyrtare në Manifesta.

DokuFesti na mësoi aktivizmin

Ne biseduam me Alba Çakallin rreth Dokufestit, festivalin që mori pjesë si vullnetare dhe tani është producente e festivalit.