Kriza e strehimit dhe sugjerimet alternative

Me rritjen e urbanizmit parashikohet që 70% e popullsisë së botës do jetojnë në qytete deri në vitin 2050, kjo tregon se problemi aktual i strehimit do vazhdojë të rritet edhe në të ardhmen. Në këtë kuptim, rritja e çmimeve të materialeve, punës dhe pronës janë në themel të krizës së strehimit. Këto arsyeje i bëjnë vendet e strehimeve të paarritshme.

20 vjet me DokuFest

Dokufest u themelua në vitin 2002 me iniciativën e një grupi miqsh. Me kalimin e kohës, festivali i kaloi kufijtë e vendit dhe rajonit dhe fitoi reputacionin e një festivali të filmit të shkurtër dhe dokumentar, me programet më të mira të filmit në Evropë.“Kosova njihet më shumë për konflikte sesa për kulturë, por një përzierje e festivalit të filmit, festave dhe arteve në Prizren, qyteti më i bukur në vend, krijon një efekt të mrekullueshëm,” tha Kim Wills, në raportin e gazetës The Guardian me titull “Një Festival filmi në Kosovë”. Sot, Dokufest, përtej një festivali është edhe një organizatë kulturore që zhvillon programe edukative dhe shumë aktivitete të ndryshme kulturore. Në serinë që e nisëm me temën e 20 vjetorit të Dokufestit, u përpoqëm të flasim për Dokufestin në 20 vjet, me Veton Nurkollarin, një nga themeluesit dhe drejtor artistik i festivalit.

Dritat e para të kinemasë në Kosovë

Ndërmjet dy luftërave botërore, në Kosovë, si në vendet e tjera të rajonit, shfaqjet e filmave ishin më shumë për qëllime fitimi sesa ideologjike. Ndërkohë që nuk kishte asnjë kinema të ndërtuar nga shteti për këtë, sipërmarrësit privatë shfaqnin filma në disa taverna, kafene apo në salla të caktuara.

Një yll modest – Fiço

Të gjithë ndoshta e njohin Zastava 600, e cila tashmë shihet më së shumti në panairet nostalgjike të makinave dhe njihet me emrin Fiço. Ka shumë gjasë që këto makina t'i hasni në imazhe të periudhës së Jugosllavisë ose në albume familjare. Në rajonin tonë edhe pse Fiço shpreh ndjenjën e nostalgjisë për të kaluarën apo për Jugon, është fakt se sistemi jugosllav vazhdon të simbolizojë mënyrën modeste të jetesës dhe nivelin e mirëqenies së arritur nga shumica. Pa rënë në një ndjenjë të sëmurë nostalgjike, le të flasim shkurtimisht se çfarë ndodhi dhe si filluan të prodhoheshin këto makina të cilat tashmë njihen nga shumica.

Po sikur të jetë një udhëtim

Së bashku me kuratoren Övül Durmuşoğlu, vizituam instalacionet e bëra në kuadër të Bienales të 3-të Autostrada këtë vit dhe morëm informacion në lidhje me përmbajtjen e këtyre instalacioneve. Së pari, ne u ndalëm pranë Shtëpisë së Kaltër në rrethin e Nënkalasë dhe vizituam instalacionin e quajtur Emigranti.

Kush janë Ferit dhe Nakiye Bayram?

Sezgin Boynik dhe Tevfik Rada, të cilët po bëjnë kërkime mbi ndërtimin e një kombi, filluan të hulumtojnë për Ferit dhe Nakiye Bayram-in në arkivat shtetërore të Kosovës, arkivat e Shkupit dhe të Beogradit. Si rezultat, për lëvizjet socialiste që filluan në vitin 1919 dhe në lidhje me këtë, ata bënë një punë të jashtëzakonshme që ne ta kuptojmë historinë e procesit të ndërtimit të Kombit Turk.

Bienalet në një pikë janë padyshim një fushë rezistence!

Ne realizuam një reportazh me Övül Durmuşoğlu e cila bashkë-kuroi festivalin e 3-të të Bienales Autostrada me Joanna Warsza në lidhje me kuptimin e bienaleve sot, infrastrukturën, funksionin dhe rëndësinë e festivalit, i cili mbahet në Kosovë. Övül u shpreh se festivalet patën një ndikim shumë të rëndësishëm në politikat kulturore të vendit dhe qytetit, veçanërisht në 20-25 vitet e fundit, si dhe theksoi se ato u instrumentalizuan falë disa festivaleve.