Tre nga regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën nëpër festivale ndërkombëtare, kanë ndërlidhje me DokuFest

Pas përpjekjes së një grupi miqsh për ringjalljen e një objekti të kinemasë, sot në Prizren ekzistojnë 16 salla të kinemasë. Tre regjisorët e filmave që përfaqësojnë Kosovën në festivalet ndërkombëtare të vitit 2021, kanë ndërlidhje me DokuFest. Ne folëm me Eroll Bilibanin, i cili është producent i filmave 'Në Mes' dhe 'Pa Vend', po ashtu edhe udhëheqës i DokuLab.

Mbi ndërveprimin midis qyteteve dhe shoqërive si dhe praktikës së të jetuarit së bashku 

Kalimi i njerëzve në një jetë të vendosur, bashkëjetesa, qytetet që simbolizojnë solidaritetin dhe historia e të cilave shkon afërsisht 12 mijë vjet më parë - veçanërisht pas gërmimeve të bëra në Göbeklitepe në Turqi - janë qytete ku njerëzit jetonin së bashku gjatë gjithë historisë, prodhonin, argëtoheshin dhe shoqëroheshin. Përveç strukturave që simbolizonin autoritetin dhe vendet e mëdha të adhurimit, qendrat e qyteteve përbëheshin nga sheshe dhe pazare ku mblidheshin njerëzit. Nëse merren si shembull qytetet greke, përveç ndërtesave të kuvendit të cilat gjendeshin në qendër, strukturat e agorasë, ku mblidheshin njerëz nga të gjitha sferat e shoqërisë, simbolizonin thelbin e qytetit. Nga ana tjetër amfiteatri ishte një vend ku njerëzit argëtoheshin, por edhe kritikoheshin përfaqësuesit me shfaqje alegorike, pra sipas kushteve të periudhës ky mjedis ishte mjaft demokratik.

Hadis Abdula

Rrëfimet e kinemasë bashkëkohore të Kosovës

Zhvillimi i kulturës së kinemasë në Kosovë dhe kuptimi i ndërveprimeve të saj me jetën shoqërore varet nga praktikat e reja arkivore dhe nga zhvillimi i interpretimeve. Sot mund të themi se jemi në një kthesë të tillë.

Një film më ndryshe

Regjisorja nuk u bën thirrje të rinjve të braktisin vendin e tyre dhe të mësyjnë qendrat urbane në kërkim të një jetese më të mirë. Por ata me aq sa munden, në mënyrë krejt të pavarur, aktivizohen dhe mundohen të tejkalojnë rutinën e tyre provinciale duke sjellë grupe muzikore në kafenenë e fshatit të quajtur Fabrika, ndërsa Venera dhe shoqja e saj Dorina sfidojnë moralin konservator dhe konventat tradicionale lokale përmes eksplorimeve seksuale. 

Çfarë është kjo faza e dytë e Lumbardhit

Pas pjesës së parë të intervistës të përqëndruar mbi "të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Kino Lumbardhit," ndajmë pjesën e dytë të bisedës me drejtorin ekzekutiv të Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, mbi aktivitetet e Fondacionit në "Fazën II".

Lumbardhi: e djeshmja, e sotmja dhe e ardhmja

Derisa një brez i tërë priste në radhë për të parë një film në kinemanë Lumbardhi, e cila hapi dyert në shkurt të vitit 1952, shtatëdhjetë vjet më parë, një brez tjetër mori iniciativën për të ringjallur kinemanë e mbyllur. Derisa në kujtesën e disave mbeten të paharruar filmat që i kanë parë, për disa të tjerë të paharruar ishin koncertet e artistëve/eve si Yasemine Hamdan e Gayesu Akyol. Ne biseduam me Drejtorin Ekzekutiv të Fondacionit Lumbardhi, Ares Shporta, për të shkuarën, të tashmen dhe të ardhmen e Lumbardhit, i cili me përpjekje jashtëzakonisht të rëndësishme veproi për mbijetesën e ndërtesës së kinemasë.

Institucionalizimi i kinemasë në Kosovë – Hapat e parë

Sidomos gjatë viteve 1950-1960 u hodhën hapa të rëndësishëm për masivizimin e kinemasë. Si në Jugosllavi ashtu edhe në Kosovë filluan të ndërtohen sallat e kinemasë, në shkurt të vitit 1952 në Kosovë u hapën kinematë Bistrica-Lumbardhi në Prizren dhe kinemaja Omladina-Rinia në Prishtinë. 

Arti i Duas

Duke iu referuar faktit se që në moshë të vogël ecte me laps në dorë, Dua Slishani thotë se nuk ka ndjekur asnjë kurs dhe beson se ky talent është dhuratë nga zoti. Artistja e re, shprehet se e gjen gëzimin kur fillon të ketë kërkesa për pikturat e saj, të cilat i bën si hobi dhe kështu fillon të lexojë më shumë për pikturën, të bëj kërkime dhe të punojë. Përveç porosive të saj, Slishani i kushton rëndësi prodhimit të veprave abstrakte dhe punës me tekstura. Me Duan folëm për artin e saj.

Pykë dhe Presje

Pykë dhe Presje u krijuan në të njëjtën kohë si dy subjekte të ndryshme që mbështesin njëra-tjetrën. Ky subjekt një gamë të gjerë aktivitetesh nga botimi i librave tek seminaret, nga printimi i fanzinë deri tek shitja e disqeve dhe posterave. Ne biseduam me themeluesit e Pykë&Presje, Tevfik Rada dhe Somer Şpat.