Gjuha rome, prej vitesh në pritje të zyrtarizimit në Komunën e Prizrenit

Kërkesa e aktivistëve romë të Prizrenit që gjuha e tyre amtare të merr statusin e gjuhës në përdorim zyrtar në nivel komunal ende nuk ka marrë epilog. Së fundmi, grupi i aktivistëve romë ka bashkuar forcat me aktivistët e komuniteteve tjera për të kthyer në vëmendje të autoriteteve edhe njëherë nevojën për mbrojtjen e kësaj vlere të qytetit të vjetër.

Vlerësim i hapësirës fizike urbane për persona me aftësi të kufizuara: Sheshi Shadërvan

Përshtatshmëria e hapësirave publike dhe objekteve arkitekturore për persona me aftësi të kufizuara është një problem jo vetëm në Kosovë, por edhe në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Si i tillë, ky problem ka filluar të diskutohet në dekadat e fundit, me vlerësimin e zërave për të drejta të barabarta të njeriut. Nga kjo pikëpamje, roli i arkitektit/es është mjaft i rëndësishëm në procesin e zbatimit të standardeve të nevojshme. Përderisa përshtatja e qasshmërisë për persona me aftësi të kufizuara (PAK) në projekte të reja arkitekturore mund të aplikohet menjëherë dhe nuk kërkon investime shtesë - përshtatja e qasshmërisë së objekteve ekzistuese kërkon kohë dhe investime shtesë.

Pra, a jemi të vetëdijshëm se po luajmë me emocionet e tyre kur neve na interesojnë ata vetëm në periudhat zgjedhore?

Türkan Başa, e cila e vazhdoi jetën e saj si invalide ortopedike pas një temperature të lartë në moshën 1-vjeçare, u detyrua ta fillonte shkollën fillore në moshën 24-vjeçare. Më pas e kreu shkollimin e mesëmjashtë institucioneve arsimore formale. Başa, i cili u regjistrua në Fakultetin e Edukimit të Hapur të Universitetit Anadolu, i cili gjithashtu ka një degë në Prizren, e braktisi universitetin për shkak të orarit të ngjeshur. Başa ka botuar katër libra me poezi. Türkan Başa është kryetare e shoqatës Cerebralis e cila ka rreth treqind anëtarë, ndërsa merret me problemet e personave me aftësi të kufizuara dhe kërkon që drejtuesit të kujdesen për këtë situatë. Me Türkan Başa biseduam për situatën e qytetarëve me aftësi të kufizuara në qytet.

Mungesa e respektimit të së drejtave gjuhësore të komuniteteve jo-shumicë në Prizren

Si shoqëri multi-etnike, Republika e Kosovës ka disa gjuhë zyrtare që përdoren si në nivel qendror, ashtu edhe në nivel lokal. Në nivelin qendror, Kushtetuta përcakton gjuhën shqipe dhe gjuhën serbe si dy gjuhë zyrtare. Në anën tjetër, Ligji për përdorimin e gjuhëve zyrtare parasheh që gjuha turke, boshnjake dhe rome, në nivel lokal janë gjuhë që përdoren sipas kushteve të parapërcaktuara me ligj, pra në komunat ku së paku pesë përqind të popullsisë së përgjithshme vijnë nga një komunitet jo-shumicë i caktuar, gjuha e atij komuniteti duhet të jetë gjuhë në përdorim brenda komunës dhe është e barabartë me dy gjuhët zyrtare. Në komunën e Prizrenit, gjuha Turke ka statusin e gjuhës zyrtare.

Spectra: një ndërmarrësi inovative që punon për të ardhmen e sektorit

Përderisa niveli i lartë i papunësisë dhe efektet e pandemisë Covid-19 kanë shkaktuar krizë të rëndë ekonomike, ndërmarrësia inovative shihet si një incentivë për rritjen e punësimit dhe fuqizimit ekonomik sidomos tek të rinjtë. Në Kosovë, ekzistojnë disa shembuj se si ndërmarrjet inovative kanë arritur të futen në sektorin e biznesit. Një shembull unik i ndërmarrësisë inovative është Spectra në Prizren. Një kompani multidisiplinare që operon në fushat e arkitekturës së qëndrueshme, teknologjisë së informacionit, ekonomisë qarkore dhe edukimit, që është themeluar në kohën e pandemisë nga dy gra të reja Premisa dhe Primesa Arapi.

Pjesëtarët e komuniteteve në Prizren angazhohen për buxhetim të drejtë

Buxheti total për vitin e ardhshëm i Komunës së Prizrenit planifikohet që të jetë mbi 57 milionë euro, prej të cilave afër 19 milionë euro parashihen për investime kapitale. Pjesëtarët e komuniteteve jo-shumicë në Prizren kanë paraqitur kërkesat më prioritare të tyre, duke shpresuar që “paraja publike të shpërndahet në mënyrë të drejtë dhe të dobishme për të gjithë qytetarët”.

Një këndvështrim i brendshëm tek personat me aftësi të kufizuara

Ata janë kudo, por nëse nuk shikojmë, nuk mund t'i shohim. Kanë probleme, por nëse nuk janë në familjen tonë, nuk i dimë. Sepse ata, ashtu si themi “margjinalizim”, janë ata të cilët shtyhen përtej kufijve. Po flasim për njerëz që qëndrojnë në anën tjetër të pragut, që janë anash, ose të shtyrë mënjanë. Janë ata që u thuhet “ndaloni ju”, pa vetëdije.

“Ndërgjegjësimi është kur ne fillimisht mbrojmë të drejtat tona”

Personat me aftësi të kufizuara (PAK) vazhdojnë të jenë të diskriminuar në aspektin ekonomik, politik dhe social. Ndërtimi i qyteteve, infrastruktura rrugore, objektet e paqasshme për PAK, politikat që mbesin vetëm në letra – të pazbatueshme nga institucionet publike dhe private - kanë shkaktuar që problemet me të cilat ballafaqohen PAK të jenë të padukshme dhe të mos trajtohen me prioritet nga niveli politik.

Komuna e Prizrenit sërish tregohet jo-transparente në ndarjen e subvencioneve

Procesi i ndarjes së subvencioneve për OJQ-të dhe individët në lëmitë e kulturës, rinisë dhe sportit ka ngjallur debat edhe në mbledhjen e Komitetit për Komunitete, ku ka raportuar drejtori i DKRS-së, duke sjellë në vëmendje përsëri kërkesat për shtimin e transparencës dhe për monitorimin e projekteve që përkrahen nga buxheti komunal.